Psalmi 146:1-10
146 Lëvdoni Jah!*+
Lëvdo Jehovain, o shpirti* im!+
2 Gjithë jetën time Jehovain do të lëvdoj.
Sa të kem frymë, Perëndisë tim do t’i këndoj lavde.*
3 Mos kini besim te princat,*as te ndonjë bir njeriu që nuk sjell dot shpëtim.+
4 Kur fryma* i del, njeriu kthehet prapë në dhé;+po atë ditë merr fund çdo mendim i tij.+
5 Lum ai që ka Perëndinë e Jakobit si ndihmë!+
Lum ai që i mban shpresat te Jehovai, Perëndia i tij,+
6 te Bërësi i qiellit, i tokës, i detitdhe i gjithçkaje që është në ta,+tek Ai që është gjithnjë besnik,+
7 tek Ai që u siguron drejtësi të shtypurve,tek Ai që u jep bukë të uriturve;+po, Jehovai i çliron ata që janë nën vargonj.+
8 Jehovai u kthen dritën e syve të verbërve;+Jehovai i ngre ata që janë kërrusur nga hallet;+Jehovai i do të drejtët.
9 Jehovai i mbron të ardhurit;ai u bëhet krah jetimëve* dhe vejushave,+por të ligjve ua prish planet.*+
10 Jehovai do të jetë Mbret përjetë,+po, Perëndia yt, o Sion, brez pas brezi!
Lëvdoni Jah!*
Shënimet
^ Ose «Halelujah!» «Jah» është një formë e shkurtuar e emrit Jehova.
^ Shih Fjalorthin.
^ Ose «do t’i luaj melodi».
^ Ose «fisnikët».
^ Ose «forca e jetës». Shih Fjalorthin «Fryma».
^ Ose «fëmijëve pa baba».
^ Ose «ua bën udhën të shtrembër».
^ Ose «Halelujah!» «Jah» është një formë e shkurtuar e emrit Jehova.