Psalmi 148:1-14

  • I gjithë krijimi të lëvdojë Jehovain

    • ‘Lëvdojeni, të gjithë ju engjëj’ (2)

    • ‘Lëvdojeni, ti diell, ti hënë, ju yje!’ (3)

    • Të lëvdojnë Perëndinë të rinj e të moshuar (12, 13)

148  Lëvdoni Jah!* Lëvdoni Jehovain nga qiejt!+ Lëvdojeni ju atje lart!   Lëvdojeni, të gjithë ju engjëjt e tij!+ Lëvdojeni, mbarë ju ushtritë e tij!+   Lëvdoje, ti diell e ti hënë! Lëvdojeni, mbarë ju yje të shndritshme!+   Lëvdojeni, o qiej të qiejve!* Lëvdojeni ju ujëra përmbi qiej!   Po, emrin e Jehovait lëvdofshin,sepse ai dha urdhër, e ata u krijuan.+   Brez pas brezi ai i mban në jetë;+ka nxjerrë një dekret që s’do të shfuqizohet kurrën e kurrës.+   Lëvdoni Jehovain të gjithë ju mbi faqen e dheut,ju krijesa të mëdha detare dhe krejt ju ujëra të pafundme,   ju vetëtima e ti breshër, ti borë e ju re të errëta,ti erë e stuhishme, që e çon deri në fund fjalën e tij,+   ju male e mbarë ju kodra,+ju drurë frutorë e të gjithë ju cedra,+ 10  krejt ju kafshë të egra+ e të buta,ju rrëshqanorë e ju zogj fluturakë, 11  ju mbretër të tokës dhe mbarë ju kombe,ju princa dhe të gjithë ju gjykatës të tokës,+ 12  ju djelmosha e ju vasha,*ju pleq e të rinj bashkë! 13  Emrin e Jehovait lëvdofshin,sepse veç emri i tij është tejet i lartë e s’arrihet dot;+madhështia e tij e tejkalon tokën dhe qiellin.+ 14  Ai do t’ia shtojë fuqinë* popullit të tij,për t’i sjellë lavdi të gjithë besnikëve të vet,po, bijve të Izraelit, popullit që është pranë tij. Lëvdoni Jah!*

Shënimet

Ose «Halelujah!» «Jah» është një formë e shkurtuar e emrit Jehova.
Ose «o qiej të lartë!»
Fjalë për fjalë «virgjëresha».
Fjalë për fjalë «do të lartësojë bririn». Shih Fjalorthin.
Ose «Halelujah!» «Jah» është një formë e shkurtuar e emrit Jehova.