Psalmi 16:1-11
Miktam* i Davidit.
16 Më mbro, o Perëndi, se te ti kam gjetur strehë!+
2 I thashë Jehovait: «O Jehova, ti je Burimi i mirësisë sime.
3 Ç’ma kënaqin shpirtingjithë të shenjtët* mbi faqen e dheut,po, gjithë të lavdishmit!»+
4 Veç dhembje do të kenë ata që rendin pas perëndive të tjera,+por unë kurrë nuk do t’u blatoj pije me gjak siç bëjnë ata,jo, kurrë nuk do t’ua zë emrat në gojë.+
5 Ti, o Jehova, je pjesa ime, shorti im,+ kupa ime;+trashëgiminë time e ruan veç ti.
6 Ç’vende të këndshme më kanë rënë për pjesë!
Po, jam i kënaqur me trashëgiminë time.+
7 Unë do të lëvdoj Jehovain që më këshillon;+edhe natën mendimet e mia më të thella* më ndreqin.+
8 E mbaj Jehovain gjithnjë para syve.+
Ai është në të djathtën time, ndaj nuk do të lëkundem kurrë.+
9 Ja pse zemra më gëzon,gjithë qenia ime* ngazëllon
dhe i sigurt jetoj,*
10 sepse ti nuk do të më lësh* në Varr,*+nuk do të lejosh që besniku yt të shohë gropën.*+
11 Ti më tregon shtegun e jetës;+pranë teje mbushem me gëzim;+në të djathtën tënde gjej përherë lumturi.*
Shënimet
^ Shih Fjalorthin.
^ Shih Fjalorthin.
^ Ose «ndjenjat e mia më të thella». Fjalë për fjalë «veshkat e mia».
^ Fjalë për fjalë «lavdia ime».
^ Ose «trupi im jeton».
^ Ose «nuk do ta braktisësh shpirtin tim».
^ Ose «Sheol», pra, në varrin e përbashkët të njerëzimit. Shih Fjalorthin.
^ Një mundësi tjetër «të shkatërrohet».
^ Ose «ëndje».