Psalmi 17:1-15

  • Lutje për mbrojtje

    • «Ti ma ke shqyrtuar zemrën» (3)

    • «Nën hijen e krahëve të tu» (8)

Lutje e Davidit. 17  O Jehova, dëgjoje përgjërimin tim për drejtësi! Kushtoji vëmendje britmës sime për ndihmë! Vërja veshin lutjes sime të sinqertë!+   Marrsh një vendim të drejtë për mua!+ Sytë e tu pafshin atë që është e drejtë!   Ti ma ke shqyrtuar zemrën, natën më ke vëzhguar.+ Ti më ke rafinuar+ dhe ke parë se nuk kam kurdisur asnjë të keqe,e nga goja ime s’ka dalë asgjë e ligë.   Njerëzit të bëjnë ç’të duan,por unë s’kam për të vënë këmbë në shtegun e kusarëve,se fjalëve të tua ua vë veshin.+   Qëndrofshin hapat e mi në shtigjet e tua,që të mos më merren këmbët!+   Ty të thërras, o Perëndi, se e di që do të më përgjigjesh!+ Ktheje veshin nga unë!* Kushtoju vëmendje fjalëve të mia!+   Tregoje dashurinë tënde besnike me veprat e tua të mrekullueshme,+o Shpëtimtar i atyre që në të djathtën tënde kërkojnë strehëpër të shpëtuar nga ata që ngrenë krye kundër teje!   Më ruaj si bebëzën e syrit,+më fshih nën hijen e krahëve të tu.+   Më mbro nga të ligjtë që më sulmojnë,nga armiqtë e mi të betuar që më rrethojnë.+ 10  Zemrat u janë bërë të pandjeshme,*e nga goja u dalin veç fjalë arrogante. 11  Tani na rrethojnë ngado,+mezi presin rastin të na rrënojnë;* 12  janë si luanë që pre kërkojnë të shqyejnë,si luanë të rinj që zënë pusí. 13  Ngrihu, o Jehova! Përballu me ta+ dhe rrëzoji! Me shpatën tënde më shpëto nga të ligjtë! 14  O Jehova, më shpëto me dorën tënde të fuqishme,nga njerëzit e kësaj bote* që vetëm për të sotmen jetojnë,*+nga ata që ngopen me gjërat e tua të mira+e që ua lënë trashëgiminë fëmijëve të tyre. 15  Kurse unë do të gëzoj miratimin tënd* për hir të drejtësisë sime;më kënaqet shpirti veç të zgjohem në praninë tënde.*+

Shënimet

Ose «Përkulu dhe më dëgjo!»
Ose «u kanë zënë dhjamë».
Ose «të na shembin përdhe».
«e këtij sistemi».
Ose «që e marrin pjesën e vet në këtë jetë».
Fjalë për fjalë «do të shoh fytyrën tënde».
Ose «kur të shoh».