Psalmi 18:1-50
Për mjeshtrin e korit. Nga shërbëtori i Jehovait, Davidi, i cili ia drejtoi fjalët e kësaj kënge Jehovait, ditën që Jehovai e shpëtoi nga dora e gjithë armiqve dhe nga dora e Saulit. Ai tha:+
18 Ty të kam në zemër, o Jehova, forca ime!+
2 Jehovai është shkrepi im, kalaja ime, çlirimtari im;+Perëndia është shkëmbi im,+ tek ai gjej strehë;ai është mburoja ime dhe briri im i shpëtimit,* streha* ime e sigurt.+
3 I lutem Jehovait, se veç ai është i denjë të lëvdohet,veç ai do të më shpëtojë nga armiqtë e mi.+
4 Litarët e vdekjes më mbështollën,+një lumë njerëzish pa pikë vlere më tmerruan.+
5 Litarët e Varrit* rreth vetes m’u mbështollën,grackat e vdekjes përpara më dolën.+
6 Në vuajtjen time Jehovait i lutesha,Perëndisë tim për ndihmë i thërrisja.
Nga tempulli i tij, zërin ma dëgjoi,+e në vesh, thirrja ime për ndihmë i shkoi.+
7 Atëherë toka nisi të dridhej e të tundej;+themelet e maleve u lëkundën,e nga zemërimi i tij, u shkundën vendit.+
8 Nga flegrat e hundës tym i dolie nga goja zjarr që përpin, i gufoi,+prush i ndezur prej tij flakëroi.
9 Ndërsa zbriste, qiejt i përkuli,+e nën këmbët e tij re të murrme kishte.+
10 Hipur në një kerubin, erdhi duke fluturuar,+hipur në krahët e një engjëlli* si shigjetë u lëshua.+
11 E më pas me errësirën në çdo anë u mbulua,+në retë e dendura+ e të errëta të shtrëngatës u strehua.
12 Nga drita shkëlqimplotë e pranisë së tij,breshër dhe thëngjij të zjarrtë i çanë retë me furi.
13 Pastaj nga qielli Jehovai nisi të gjëmonte,+e kur zëri i Më të Lartit kumboi,+breshër dhe thëngjij të zjarrtë vërshuan.
14 I hallakati armiqtë e mi me shigjetat që vrik u hodhi,+me rrufetë që mbi ta lëshoi, krejt i hutoi.+
15 Nga qortimi yt, o Jehova,nga shkulmi i frymës së flegrave të tua,shtretërit e lumenjve* dolën në shesh,+themelet e tokës u zbuluan.+
16 Nga atje lart, ai dorën shtriu e më mori,e nga të thellat ujëra më nxori.+
17 Nga armiqtë e mi të fuqishëm më shpëtoi,+nga më të fortët që më urrenin, më çliroi.+
18 Në ditë të keqe ata m’u vërsulën,+por Jehovai m’u bë krah.
19 Në një vend të sigurt* më çoi;i kënaqur ishte me mua, ndaj më shpëtoi.+
20 Jehovai më shpërblen sipas drejtësisë sime,+po, sipas pafajësisë* së duarve të mia më shpërblen,+
21 sepse në udhët e Jehovait kam qëndruar,Perëndinë tim nuk e kam braktisur, jo, me ligësi nuk kam vepruar.
22 Të gjitha ligjet e tij përpara syve i kam,statutet e tij nuk do t’i shpërfill.
23 I pafaj do të mbetem në sytë e tij+e mëkatit larg do t’i rri.+
24 Jehovai më shpërbleftë sipas drejtësisë sime,+sipas pafajësisë së duarve të mia në sytë e tij!+
25 Me besnikun, ti vepron me besnikëri,+të pafajshmin nuk e ngarkon me faj,+
26 me zemërpastrin, tregohesh i pastër,+por me dredharakun, tregohesh mendjemprehtë.+
27 Vërtet, ti e shpëton të përulurin,*+por e ul poshtë fodullin.*+
28 Llambën time, veç ti, o Jehova, e ndriçon,ti, o Perëndia im, hedh dritë mbi errësirën që më rrethon.+
29 Falë ndihmës sate, banda kusarësh mund të sulmoj,+falë fuqisë së Perëndisë, mure mund të kaloj.+
30 E përsosur është udha e Perëndisë së vërtetë,+e kulluar është fjala e Jehovait.+
Ai është mburoja e të gjithë atyre që gjejnë strehë tek ai.+
31 E kush tjetër është Perëndi veç Jehovait?!+
Kush tjetër është shkëmb veç Perëndisë tonë?!+
32 Perëndia i vërtetë më vesh me fuqi,+e nga udha ime ai heq çdo pengesë.+
33 Këmbëlehtë si dreri më bën të vrapoj,ndaj në shpate të thepisura i palëkundur qëndroj.+
34 Ai m’i stërvit duart për luftë,ndaj me krahët e mi mund të tendos një hark bakri.
35 Me mburojën tënde të shpëtimit ti më mbron,+me të djathtën tënde më mbështet;*përulësia jote më bën të madh.+
36 Shtegun ku eci, ti e bën të gjerë,ndaj këmbët nuk do të më shkasin asnjëherë.+
37 Do t’i ndjek e do t’i zë armiqtë e mi,pa i shfarosur, nuk do të kthehem kurrsesi.
38 Copë-copë do t’i bëj sa të mos ngrihen më,+në këmbët e mia përtokë do të bien.
39 Për betejë, ti do të më japësh fuqie armiqtë e mi do t’i shembësh nën këmbët e mia.+
40 Falë teje, kundërshtarët e mi do t’ia mbathin,e unë do t’i shfaros* ata që më urrejnë.+
41 Për ndihmë ata thërrasin, por s’ka kush i shpëton;madje i thërrasin edhe Jehovait, por ai nuk i dëgjon.
42 Grimca-grimca do t’i bëj si pluhurin që era e merr tutje,tej do t’i flak si llucën e rrugëve.
43 Nga akuzat e pareshtura të popullit tim do të më shpëtosh,+si kreun e kombeve ti do të më caktosh;+po, një popull që s’e kam njohur, do të më shërbejë.+
44 Me të dëgjuar për mua, do të më nënshtrohen;të huajt do të struken kokulur para meje.+
45 Të huajve s’do t’u mbetet fije guximi,*e nga fortesat do të dalin me ethe drithërimi.
46 Jehovai është gjallë! Shkëmbi+ im qoftë lëvduar!
Perëndia i shpëtimit tim qoftë lartësuar!+
47 Perëndia i vërtetë hakun ma merr;+nën këmbët e mia popujt i shtie.
48 Nga armiqtë e mi të zemëruar, ti më çliron,më ngre lart mbi këdo që më sulmon,+nga njerëzit e dhunshëm më shpëton.
49 Ja pse, o Jehova, mes kombeve do të të lëvdoj,+e për emrin tënd lavde do të këndoj!*+
50 Me dorën tënde shpëtimtare,* mbretin e çliron,+të mirosurit* tënd dashuri besnike i tregon,+po, Davidit dhe pasardhësit* të tij, përgjithmonë.+
Shënimet
^ Ose «dhe shpëtimtari im i fuqishëm». Shih Fjalorthin, «Briri».
^ Ose «kalaja».
^ Ose «e Sheolit», pra, të varrit të përbashkët të njerëzimit. Shih Fjalorthin.
^ Ose «mbi krahët e erës». Fjalë për fjalë «e një fryme». Shih Fjalorthin.
^ Ose «kanalet e ujit».
^ Ose «të hapur».
^ Fjalë për fjalë «pastërtisë».
^ Ose «të munduarin».
^ Fjalë për fjalë «sytë fodullë».
^ Ose «më ndihmon».
^ Fjalë për fjalë «do t’i bëj të heshtin».
^ Ose «do të ligështohen».
^ Ose «do të luaj melodi!»
^ Ose «Me fitore madhështore».
^ Shih Fjalorthin.
^ Fjalë për fjalë «farës».