Psalmi 19:1-14
Për mjeshtrin e korit. Këngë e Davidit.
19 Qiejt shpallin lavdinë e Perëndisë,+kupa* qiellore i bën jehonë veprës së duarve të tij.+
2 Ditë pas dite fjalët lumë u vërshojnë,natë pas nate njohurinë për të zbulojnë
3 pa zë e pa fjalë, jo, zëri nuk u dëgjohet.
4 E megjithatë, zëri i tyre në mbarë tokën kumbon,*deri në skajet e tokës mesazhi i tyre ushton.+
Në qiej ai ka ngritur një tendë për diellin,
5 që del si dhëndri nga dhoma e dhëndërisë,që nuk e mban vendi nga gëzimi si një burrë i fuqishëm tek vrapon në garë.
6 Në njërin skaj të qiejve linde deri në skajin tjetër rrotull shkon;+rrezeve të tij përvëluese asgjë s’mund t’u fshihet.
7 Ligji i Jehovait është i përsosur+ dhe t’i përtërin forcat;+përkujtuesit e Jehovait janë të besueshëm+ dhe e bëjnë të mençur njeriun e papërvojë.+
8 Urdhrat e Jehovait janë të drejtë dhe ta gëzojnë zemrën;+urdhërimet e Jehovait janë të pastra dhe t’i ndriçojnë sytë.+
9 Nderimi i thellë për Jehovain*+ është i pastër dhe zgjat përgjithmonë;vendimet që shpall Jehovai janë të vërteta, krejtësisht të drejta.+
10 Të gjitha këto janë më të çmuara se ari, më të çmuara se shumë ar i kulluar,*+janë më të ëmbla se mjalti,+ më të ëmbla se mjalti i hojeve.
11 Ato e paralajmërojnë shërbëtorin tënd+dhe e shpërblejnë shumë kur ua vë veshin.+
12 Kush mund t’i dallojë gabimet e veta?!+
Më shfajëso nga mëkatet që nuk i dalloj!
13 Mos e lejo shërbëtorin tënd që me arrogancë t’i kalojë caqet,+që veprime të tilla ta kenë në dorë!+
Atëherë do të jem i patëmetë,+i pafaj nga mëkatet flagrante.*
14 Fjalët e gojës sime dhe meditimi i zemrës sime,qofshin të këndshme për ty,+ o Jehova, Shkëmbi im,+ Shpenguesi im!*+
Shënimet
^ Ose «hapësira».
^ Një mundësi tjetër «litari i tyre për matje është shtrirë».
^ Fjalë për fjalë «Frika nga Jehovai». Shih Fjalorthin.
^ Ose «i rafinuar».
^ Ose «nga shumë shkelje».
^ Shih Fjalorthin, «Shpërblesa; Shpengimi».