Psalmi 20:1-9
-
Shpëtim për mbretin e mirosur të Perëndisë
-
Disa kanë besim te karrocat dhe kuajt, ‘kurse ne thërrasim emrin e Jehovait’ (7)
-
Për mjeshtrin e korit. Këngë e Davidit.
20 Jehovai t’u përgjigjtë në ditë të vështirë!
Emri i Perëndisë së Jakobit qoftë mbrojtje për ty!+
2 Të dhëntë ndihmë nga vendi i shenjtë,+nga Sioni të dhëntë mbështetje!+
3 Mos harroftë asnjë blatim tëndin;i miratoftë* blatimet e tua të djegura! (Selah)
4 T’i plotësoftë dëshirat e zemrës+e t’i bëftë mbarë të gjitha planet!*
5 Ne do të brohorasim për dorën e tij shpëtimtare,+e në emër të Perëndisë+ tonë flamuj do të valëvitim.
Jehovai t’i plotësoftë të gjitha kërkesat!
6 Tani e di vërtet se Jehovai e shpëton të mirosurin* e tij.+
Nga qiejt e tij të shenjtë i përgjigjetme të djathtën e vet shpëtimtare.*+
7 Disa kanë besim te karrocat, të tjerë te kuajt,+kurse ne thërrasim për ndihmë emrin e Jehovait, Perëndisë tonë.+
8 Ata janë shembur përtokë e janë rrënuar,kurse ne jemi ngritur sërish e në këmbë po qëndrojmë.+
9 O Jehova, shpëtoje mbretin!+
Perëndia* do të na përgjigjet ditën kur ta thërrasim për ndihmë.+