Psalmi 22:1-31

  • Nga dëshpërimi në lëvdim

    • «Perëndia im, pse më ke braktisur?» (1)

    • «Për veshjen time hedhin short» (18)

    • Lëvdon Perëndinë në kongregacion (22, 25)

    • E gjithë toka do të adhurojë Perëndinë (27)

Për mjeshtrin e korit; sipas melodisë: «Drenusha e agimit».* Këngë e Davidit. 22  Perëndia im, Perëndia im, pse më ke braktisur?+ Pse rri kaq larg e nuk më shpëton? Pse nuk i dëgjon britmat e rënkimit tim?+   Perëndia im, ditën të thërras pareshtur, por ti nuk më përgjigjesh;+edhe natën s’kam sesi të rri në heshtje.   E megjithatë ti je i shenjtë;+mes lëvdimeve të Izraelit rri në fron.*   Te ti mbështeteshin etërit tanë,+po, te ti mbështeteshin, dhe ti i shpëtoje.+   Ty të thërritnin për ndihmë dhe gjenin shpëtim,te ti mbështeteshin dhe nuk zhgënjeheshin.*+   Kurse mua më tall e më përbuz tërë njerëzia+si të isha krimb, e jo njeri.   Kush më sheh, më përqesh,+më ngërdheshet, tund kokën e gjithë tallje thotë:+   «E ka lënë veten në dorë të Jehovait. Le ta shpëtojë ai. Ta shpëtojë ai meqë e ka kaq për zemër.»+   Ti më nxore nga barku i nënës,+e falë teje u ndieva i sigurt në gjinjtë e nënës sime. 10  Që kur linda, në duart e tua* kam qenë;kur ende isha në bark të nënës, ti ke qenë Perëndia im. 11  Mos rri larg meje, sepse telashet më presin te dera+dhe s’kam tjetërkënd që të më vijë në ndihmë.+ 12  Shumë armiq më rrethojnë si dema të rinj,+si demat e fuqishëm të Bashanit përqark më rrinë.+ 13  Hapin gojën për të më gllabëruar,+si një luan që ulërin dhe prenë e vet shqyen.+ 14  Jam zbrazur porsi ujëe tërë kockat më janë zbërthyer;zemra më është bërë si dyll+që thellë në shpirtin tim shkrihet.+ 15  Fuqia më është shterur si një copë e tharë qeramike;+gjuha më është ngjitur pas qiellzës;+ti po më zbret në pluhurin e vdekjes.+ 16  Qentë më rrethojnë ngado,+si lukuni* keqbërësish rreth meje afrohen,+si luanë duart e këmbët m’i kafshojnë.+ 17  Tërë kockat e mia mund t’i numëroj,+dhe ata më shohin e sytë nuk m’i shqitin. 18  Mes tyre i ndajnë rrobat e miadhe për veshjen time hedhin short.+ 19  Por ti, o Jehova, mos më rri larg!+ Ti, o forca ime, nxito të më ndihmosh!+ 20  Më shpëto nga shpata! Shpëtoma të shtrenjtën jetë* nga këta qenë të tërbuar!*+ 21  Më çliro nga goja e luanit+ dhe nga brirët e demave të egër! M’u përgjigj e më shpëto! 22  E unë do t’ua shpall emrin tënd vëllezërve të mi;+në mes të kongregacionit* do të të lëvdoj.+ 23  Ju që nderoni thellësisht Jehovain,* lëvdojeni atë! Të gjithë ju pasardhës* të Jakobit, jepini atij lavdi!+ Kini nderim të thellë për të, të gjithë ju pasardhës të Izraelit! 24  Se ai nuk i ka shpërfillur e as i ka përbuzur vuajtjet e të shtypurve,+jo, sytë prej tyre nuk i ka larguar,+thirrjen e tyre për ndihmë, e ka dëgjuar.+ 25  Unë do të të lëvdoj në kongregacionin e madh+e në sytë e atyre që të nderojnë thellësisht, zotimet e mia do t’i mbaj. 26  Zemërbutët do të hanë e do të ngopen;+ata që e kërkojnë Jehovain, do ta lëvdojnë.+ Gëzofshit jetë* përgjithnjë! 27  Nga gjithë skajet e tokës, Jehovain do ta kujtojnë e tek ai do të kthehen;tërë fiset e kombeve para tij do të përkulen,+ 28  sepse mbretëria i përket Jehovait;+ai mbretëron mbi kombet. 29  Gjithë të begatët mbi faqen e dheut do të shtrohen në gosti e para tij do të përkulen,të gjithë ata që kthehen në pluhur, para tij do të gjunjëzohen;asnjë prej tyre s’mund ta mbajë gjallë shpirtin* vetë. 30  Pasardhësit e tyre do t’i shërbejnë Atij,brezi tjetër do të dëgjojë për Jehovain. 31  Të gjithë do të flasin për veprat e tij të drejta;një populli që ende s’ka ardhur në jetë, do t’i tregohet çfarë ka bërë ai.

Shënimet

Ka mundësi të jetë një motiv ose stil muzikor.
Ose «lëvdimet e Izraelit të rrethojnë».
Ose «nuk turpëroheshin».
Ose «nën kujdesin tënd; në prehrin tënd».
Ose «tufë».
Fjalë për fjalë «të vetmen që kam». I referohet shpirtit ose jetës së vet.
Fjalë për fjalë «nga dora e qenve!»
Fjalë për fjalë «që i frikësoheni Jehovait». Shih Fjalorthin.
Fjalë për fjalë «fara».
Fjalë për fjalë «Zemra juaj jetoftë».
Ose «ta ruajë jetën».