Psalmi 23:1-6
Këngë e Davidit.
23 Jehovai është Bariu im,+ndaj s’do të më mungojë asgjë.+
2 Ai më çon të prehem në livadhe plot bar,më prin në vende të qeta plot ujë.*+
3 Shpirtin ma freskon,+e për hir të emrit të tij, më prin+ nëpër shtigjet* e drejtësisë.
4 Ndonëse eci nëpër luginën e territ,+nuk kam frikë nga asnjë e keqe,+ sepse ti je me mua, o Perëndi;+shkopi e kërraba jote më japin zemër.*
5 Ti ma shtron tryezën+ në sy të armiqve të mi,e kokën ma lyen me vaj e ma freskon;+kupën ma mbush plot e përplot.+
6 E di mirë se mirësia dhe dashuria besnike do të më shoqërojnë çdo ditë të jetës,+e në shtëpinë e Jehovait do të banoj gjithë jetën.+