Psalmi 24:1-10
-
Mbreti i lavdishëm hyn në porta
-
«Jehovait i përket toka» (1)
-
Psalm i Davidit. Këngë.
24 Jehovait i përket toka dhe çdo gjë në të,+mbarë dheu e ata që banojnë në të,
2 sepse ai i ka vënë themele të qëndrueshme mbi dete+dhe e ka vendosur patundshmërisht mbi lumenj.
3 Kush mund të ngjitet në malin e Jehovait?+
Kush mund të qëndrojë në vendin e tij të shenjtë?
4 «Ai që ka duar të pafajshme dhe zemër të pastër,+që nuk ka bërë be të rreme në emrin tim*
dhe as ndonjë betim me mashtrim.»+
5 Ai do të marrë bekime nga Jehovai;+Perëndia i shpëtimit të tij do t’i sigurojë drejtësi.*+
6 Kështu është brezi i atyre që e kërkojnë Perëndinë,i atyre që kërkojnë pëlqimin* tënd, o Perëndi i Jakobit. (Selah)
7 Ngrini kokën, o porta!+
Hapuni,* o dyer të lashta,që të hyjë Mbreti i lavdishëm!+
8 Kush është ky Mbret i lavdishëm?
Jehovai i fortë e i fuqishëm,+Jehovai i fuqishëm në betejë.+
9 Ngrini kokën, o porta!+
Hapuni, o dyer të lashta,që të hyjë Mbreti i lavdishëm!
10 Kush është ky Mbret i lavdishëm?
Jehovai i ushtrive, ai është Mbreti i lavdishëm.+ (Selah)