Psalmi 25:1-22

  • Lutje për drejtim e falje

    • «Më mëso shtigjet e tua» (4)

    • ‘Miqësi e ngushtë me Jehovain’ (14)

    • «Falmi të gjitha mëkatet» (18)

Psalm i Davidit. א [Alef] 25  O Jehova, drejt teje i ngre sytë. ב [Beth]   Perëndia im, te ti kam besim!+ Mos lejo të turpërohem!+ Mos lejo që armiqtë e mi të fërkojnë barkun për të keqen time!+ ג [Gimel]   Pa dyshim, kush shpreson te ti, nuk do të turpërohet,+por kush tradhton pa shkak, do të mbulohet me turp!+ ד [Daleth]   Më ndihmo të njoh udhët e tua, o Jehova,+më mëso shtigjet e tua.+ ה [He]   Më udhëhiq në të vërtetën tënde dhe më mëso,+sepse ti je Perëndia i shpëtimit tim. ו [Ua] Te ti shpresoj gjithë ditën. ז [Zajin]   Kujto mëshirën tënde, o Jehova,dhe dashurinë besnike+ që ke treguar gjithnjë.*+ ח [Heth]   Mos i kujto mëkatet e rinisë sime, as fajet e mia. Mos më harro për hir të dashurisë sate besnike,+për hir të mirësisë sate, o Jehova.+ ט [Teth]   Jehovai është i mirë dhe i drejtë.+ Ja pse i mëson mëkatarët të ecin në udhën e jetës.+ י [Jod]   Ai do t’i prijë zemërbutët në udhën e drejtë,+po, zemërbutëve do t’u mësojë udhën e vet.+ כ [Haf] 10  Të gjitha shtigjet e Jehovait tregojnë dashurinë* dhe besnikërinë e tij për ata që respektojnë besëlidhjen+ dhe ua vënë veshin përkujtuesve të tij.+ ל [Lamed] 11  Për hir të emrit tënd, o Jehova,+fale fajin tim, ndonëse është i madh. מ [Mem] 12  A ka njeri që nderon thellësisht Jehovain?*+ Perëndia vetë do ta mësojë cilën udhë të zgjedhë.+ נ [Nun] 13  Ai do të shijojë të mira,+dhe pasardhësit* e tij do të zotërojnë tokën.+ ס [Sameh] 14  Ata që nderojnë thellësisht Jehovain, gëzojnë miqësi të ngushtë me të,+dhe ai u bën të njohur besëlidhjen e tij.+ ע [Ajën] 15  Sytë i mbaj gjithmonë te Jehovai,+sepse ai do të m’i çlirojë këmbët nga rrjeta.+ פ [Pe] 16  Ktheji sytë nga unë dhe ji zemërmirë me mua,sepse jam vetëm dhe i pambrojtur. צ [Cade] 17  Brengat e zemrës më janë shtuar.+ Më çliro nga ky ankth që më mundon! ר [Resh] 18  Shih mundimet e telashet e mia+dhe falmi të gjitha mëkatet!+ 19  Shih sa shumë janë shtuar armiqtë e mi! Ç’urrejtje të tërbuar ndiejnë për mua! ש [Shin] 20  Lufto për jetën time dhe më shpëto!+ Mos lejo të turpërohem, sepse te ti kam gjetur strehë! ת [Ta] 21  Integriteti* dhe drejtësia më mbrojtshin,+sepse te ti i kam varur shpresat!+ 22  O Perëndi, çliroje* Izraelin nga të gjitha mundimet e tij!

Shënimet

Ose «që ekzistojnë që nga lashtësia».
Ose «dashurinë besnike».
Fjalë për fjalë «që i frikësohet Jehovait?» Shih Fjalorthin.
Fjalë për fjalë «fara».
Fjalë për fjalë «shpengoje». Shih Fjalorthin, «Shpërblesa; Shpengimi».