Psalmi 28:1-9
-
Lutja e psalmistit dëgjohet
-
‘Jehovai, forca dhe mburoja ime’ (7)
-
Psalm i Davidit.
28 Ty të thërras pareshtur, o Jehova, o Shkëmbi im,+mos i mbyll veshët, dëgjoje zërin tim.
Nëse nuk më përgjigjesh,
do të katandisem si ata që përfundojnë në gropë.*+
2 Dëgjomi përgjërimet kur të thërras për ndihmë,dëgjomë kur në lutje i ngre duart drejt Më të Shenjtës në shenjtëroren tënde.+
3 Mos më ndëshko bashkë me të ligjtë, me ata që bëjnë veç keq,+me ata që u flasin miqësisht* shokëve të tyre, por në zemër u prehet ligësia.+
4 Shpaguaji sipas veprave të tyre,+sipas zakoneve të tyre të liga!
Kthejua sipas veprave të duarve të tyre,jepua hakun siç e meritojnë,+
5 sepse e shpërfillin atë që bën ti, o Jehova,+e për veprën e duarve të tua, s’duan t’ia dinë.+
Ai do t’i shembë përtokë e më nuk do t’i rimëkëmbë.
6 Jehovai qoftë lëvduar,sepse i ka dëgjuar përgjërimet e mia për ndihmë!
7 Jehovai është forca ime,+ mburoja ime;+zemra ime tek ai ka besim.+
Gjithë gëzim zemra më gufon, se ai më është bërë krah,
ndaj me këngën time do ta lëvdoj.
8 Jehovai është forca e popullit të tij,kalaja dhe shpëtimtari i madh i të mirosurit* të vet.+
9 Shpëtoje popullin tënd, bekoje trashëgiminë tënde.+
Kullote e në krahët e tu mbaje përgjithnjë.+