Psalmi 29:1-11

  • Zëri i fuqishëm i Jehovait

    • Adhuroni të stolisur me veshje të shenjta (2)

    • «Zëri i Perëndisë së lavdishëm gjëmon» (3)

    • Jehovai i jep forcë popullit të vet (11)

Këngë e Davidit. 29  Jepini Jehovait nderimin që i takon, o bij trimash! Jepini Jehovait nderimin që i takon për lavdinë dhe forcën që ka!+   Jepini Jehovait lavdinë që meriton emri i tij! Përkuluni para* Jehovait me veshje të shenjta stolisur!*   Zëri i Jehovait kumbon mbi retë e shiut,*zëri i Perëndisë së lavdishëm gjëmon,+Jehovai qëndron mbi retë e dendura.+   Zëri i Jehovait është i fuqishëm,+zëri i Jehovait është i madhërishëm.   Zëri i Jehovait thyen cedrat,po, cedrat e Libanit+ Jehovai copë-copë i bën.   Si viçat e bën Libanin* të kërcejë,si të vegjlit e demave të egër e bën Sirionin+ të lodrojë.   Zëri i Jehovait godet me flakë zjarri;+   nga zëri i Jehovait shkretëtira dridhet;+shkretëtirës së Kadeshit,+ Jehovai i shtie të dridhurat;   nga zëri i Jehovait, të tmerruara drenushat i sjellin të vegjlit në jetë,pyjet zhvishen krejt+e në tempullin e tij të gjithë brohorasin: «Lavdi Perëndisë!» 10  Jehovai qëndron në fron mbi ujërat e përmbytjes,*+si Mbret në jetë të jetëve, Jehovai mbretëron.+ 11  Jehovai do t’i japë forcë popullit të tij.+ Jehovai do ta bekojë popullin e tij me paqe.+

Shënimet

Ose «Adhuroni».
Një mundësi tjetër «nga shkëlqimi i shenjtërisë së tij!»
Fjalë për fjalë «mbi ujëra».
Ka të ngjarë, vargmalet e Libanit.
Ose «oqeanin qiellor».