Psalmi 3:1-8
Këngë e Davidit kur po ia mbathte nga i biri, Absalomi.+
3 O Jehova, pse kam kaq shumë armiq?+
Pse ngrihen kundër meje gjithë këta?+
2 Shumë thonë për mua:*
«Perëndia nuk do ta shpëtojë.»+ (Selah)*
3 Por ti, o Jehova, më qëndron si mburojë në çdo anë;+ti je lavdia ime,+ Ai që ma ngre kokën lart.+
4 Jehovait do t’i thërras me gjithë shpirt,e nga mali i tij i shenjtë ai do të më përgjigjet.+ (Selah)
5 Do të bie në shtrat të flee do të zgjohem shëndoshë e mirë,sepse Jehovai ende më mbështet.+
6 Nuk kam frikë nga ata dhjetëra mijë,nga armiqtë që më rrethojnë nga çdo anë.+
7 Ngrihu, o Jehova! Më shpëto,+ o Perëndia im!
Thyejua nofullat tërë armiqve të mi!
Thyejua dhëmbët të ligjve!+
8 Shpëtimi të përket veç ty, o Jehova!+
Bekimi yt qoftë mbi popullin tënd! (Selah)