Psalmi 30:1-12

  • Vajtimi shndërrohet në gëzim

    • Pëlqimi i Perëndisë zgjat për tërë jetën (5)

Kënga e përurimit të shtëpisë së tij.* Psalm i Davidit. 30  O Jehova, do të të lartësoj se ti më nxore nga gropa* dhe nuk i le armiqtë e mi të kënaqeshin për hallet e mia.+   O Jehova, Perëndia im, ty të thirra për ndihmë e ti më shërove.+   O Jehova, nga Varri* ti më nxore;+që të mos fundosesha në gropë,* gjallë më mbajte e më shpëtove.+   Këndojini lavde Jehovait,* ju besnikët e tij,+thurini lavde emrit* të tij të shenjtë,+   sepse zemërimi i tij zgjat veç një çast,+por pëlqimi* i tij zgjat për tërë jetën.+ Mbrëmja mund të vijë me lot, ama në mëngjes ka britma gëzimi!+   Kur s’kisha halle thosha: «Nuk do të lëkundem kurrë.»   O Jehova, kur gëzoja pëlqimin* tënd, të fortë si mal më bëje.+ Por kur largoje sytë* prej meje, tmerri më pushtonte.+   Ty, o Jehova, pareshtur të thirra,+për pëlqimin tënd, o Jehova, ty t’u përgjërova.   Ç’të mirë ka nëse vdes,* në shkofsha në gropë?!*+ Mos do të të përlëvdojë pluhuri?!+ Thua të flasë për besnikërinë tënde?!+ 10  Dëgjomë, o Jehova, dhe ji zemërmirë me mua!+ O Jehova, bëhu ndihma ime!+ 11  Ti ma ke kthyer vajin në valle,m’i ke hequr rrobat e zisë* e më ke veshur me gëzim, 12  që me gjithë shpirt lavde për ty të këndoj e të mos pushoj. O Jehova, Perëndia im, në jetë të jetëve do të të përlëvdoj!

Shënimet

Një mundësi tjetër «të tempullit». Fjalë për fjalë «të shtëpisë».
Ose «më ngrite lart».
Ose «Sheoli», pra, nga varri i përbashkët i njerëzimit. Shih Fjalorthin.
Ose «në varr».
Ose «Luani melodi për Jehovain».
Fjalë për fjalë «kujtimit».
Ose «miratimi».
Ose «miratimin».
Fjalë për fjalë «fshihje fytyrën».
Fjalë për fjalë «nga gjaku im».
Ose «varr?!»
Fjalë për fjalë «copën e thesit». Shih Fjalorthin.