Psalmi 31:1-24

  • Të gjejmë strehë te Jehovai

    • ‘Në dorën tënde e lë frymën time’ (5)

    • ‘Jehovai, Perëndi i së vërtetës’ (5)

    • Mirësia e madhe e Perëndisë (19)

Për mjeshtrin e korit. Këngë e Davidit. 31  Te ti, o Jehova, kam gjetur strehë,+ndaj mos lejo kurrë të turpërohem!+ Më shpëto falë drejtësisë sate!+   Ktheje veshin nga unë*dhe eja shpejt të më çlirosh!+ Bëhu për mua një kala në mal,një kullë e fortifikuar që të më shpëtosh,+   sepse ti je shkrepi, kalaja ime;+për hir të emrit tënd,+ do të më drejtosh e do të më prish.+   Do të më çlirosh nga rrjeta që fshehën për mua,+sepse fortesa ime je vetë ti.+   Në dorën tënde po e lë frymën* time.+ Ti më ke shpenguar,* o Jehova, Perëndi i së vërtetës.*+   I urrej ata që u përkushtohen idhujve të pavlerë e të kotë,dhe kam besim te Jehovai.   Falë dashurisë sate besnike do të gëzoj e do të ngazëlloj,sepse ti e ke parë sa po vuaj,+po, ti m’i njeh brengat e zemrës.   Nuk më ke lënë në dorë të armikut,por m’i ke vënë këmbët në vend të sigurt.*   Ji zemërmirë me mua, o Jehova, se jam në pikë të hallit! Ankthi sytë m’i ka venitur,+ gjithë trupin* ma ka ligështuar.+ 10  Hidhërimi jetën po ma sos+e mes rënkimesh po më shkojnë vitet.+ Prej fajit tim, fuqia po më shterete kockat po më treten.+ 11  Jam bërë gazi i botës për kundërshtarët e mi,+e aq më tepër për fqinjët e mi. Të njohurve u kall tmerrin,e kur më shohin rrugës, ia mbathin larg meje.+ 12  Më kanë harruar, s’më kanë më në zemër,* thua se kam vdekur;si një shtambë e thyer jam katandisur. 13  Sa e sa fjalë të liga kam dëgjuar për veten,e nga çdo anë tmerri më ka pushtuar.+ E kur mblidhen si një i vetëm kundër meje,thurin plane që të ma marrin jetën.+ 14  Por unë, o Jehova, kam besim te ti+dhe para të gjithëve shpall: «Ti je Perëndia im.»+ 15  Ditët e mia janë në dorën tënde,*ndaj më çliro nga dora e armiqve dhe e përndjekësve të mi.+ 16  Shihe shërbëtorin tënd me një buzëqeshje miratimi+e me dashurinë tënde besnike më shpëto. 17  O Jehova, mos lejo të turpërohem kur të thërras për ndihmë!+ U mbulofshin me turp të ligjtë+e në Varr* iu mbylltë goja!+ 18  U thafshin buzët gënjeshtare,+po, buzët që flasin me arrogancë, fodullëk e përçmim kundër të drejtit! 19  Sa e madhe është mirësia jote,+mirësia që ti e ruan për ata që të nderojnë thellësisht!*+ Në sy të të gjithëve tregohesh i mirë me këdo që te ti gjen strehë.+ 20  Ti do t’i fshehësh pranë teje, në vendin tënd sekret,+larg intrigave të njerëzve. Në strehën tënde do t’i mbrosh,larg sulmeve dashakeqe.*+ 21  Jehovai qoftë lëvduar,se më ka treguar dashuri besnike mrekullisht+në një qytet të rrethuar nga armiku!+ 22  Ndonëse gjithë panik thashë: «Para teje do të shuhem krejt»,+përgjërimet e mia ti prapë i dëgjove kur të thirra për ndihmë.+ 23  Duajeni Jehovain, të gjithë ju besnikët e tij!+ Jehovai i mbron ata që nuk e braktisin,+por fodullëve ua jep hakun siç e meritojnë.+ 24  Qofshi guximtarë e me zemër të fortë+të gjithë ju që pritni Jehovain!+

Shënimet

Ose «Përkulu dhe më dëgjo».
Ose «Perëndi besnik».
Shih Fjalorthin, «Shpërblesa; Shpengimi».
Ose «të hapur».
Ose «shpirtin dhe barkun».
Ose «në mendje s’më kanë».
Ose «Jeta ime është në dorën tënde».
Ose «Sheol», pra, në varrin e përbashkët të njerëzimit. Shih Fjalorthin.
Fjalë për fjalë «të frikësohen!» Shih Fjalorthin, «Frika nga Perëndia».
Fjalë për fjalë «gjuhëve grindavece».