Psalmi 32:1-11
Psalm i Davidit. Maskil.*
32 Lum kujt i janë falur fajet dhe i janë mbuluar* mëkatet!+
2 Lum njeriu që Jehovai nuk e ngarkon me faj+e në zemrën* e të cilit nuk ka vend për dredhi!
3 Tek heshtja, kockat më treteshinse nga dhembjet rënkoja gjithë ditën e ditës,+
4 ngaqë dora jote* rëndonte ditë e natë mbi mua;+fuqitë më ishin shterur* si uji në verën zhuritëse. (Selah)
5 Më në fund ta rrëfeva mëkatin tim,gabimin tim më nuk e fsheha.+
Thashë: «Do t’ia rrëfej fajet e mia Jehovait»,+dhe ti m’i fale fajin e mëkatet.+ (Selah)
6 Ja pse çdo besnik do të të lutet+ kur ende mund të të gjejë;+atëherë edhe ujërat vërshuese nuk do të arrijnë dot tek ai.
7 Ti je streha ku fshihem;ti do të më mbrosh në ditë të zeza+e do të më rrethosh me brohoritje çlirimtare.+ (Selah)
8 Ti më the: «Unë do të të jap gjykim të thellë dhe do të të mësoj udhën e duhur;+do të të këshilloj e do t’i mbaj sytë mbi ty.+
9 Mos u bëj si kali a si mushka që s’kuptojnë,+që duhen mbajtur me fre a kapistër kur harbohen,përndryshe s’i afrohen të zotit.»
10 Dhembjet s’kanë të sosur për të ligun,por atë që ka besim te Jehovai, e rrethon dashuria e Tij besnike.+
11 Gëzoni falë Jehovait dhe ngazëlloni, o të drejtë!
Lëshoni britma gëzimi të gjithë ju që keni zemër të sinqertë!*
Shënimet
^ Shih Fjalorthin.
^ Ose «i janë falur».
^ Fjalë për fjalë «në frymën». Shih Fjalorthin.
^ Ose «indinjata jote; mospëlqimi yt».
^ Ose «njomësia e jetës më kish humbur».
^ Ose «të pastër; të ndershme!»