Psalmi 34:1-22

  • Jehovai shpëton shërbëtorët e tij

    • «Emrin e tij le ta lartësojmë» (3)

    • Engjëlli i Jehovait na mbron (7)

    • «Provoni dhe shijoni sa i mirë është Jehovai!» (8)

    • ‘Asnjë kockë e tij nuk thyhet’ (20)

Psalm i Davidit kur u hoq si i çmendur+ para Abimelekut që e dëboi, dhe ai iku. א [Alef] 34  Jehovain do ta lëvdoj përherëe me buzët e mia gjithnjë do t’i thur lavde. ב [Beth]   Për Jehovain do të flas gjithë mburrje,+e zemërbutët do të më dëgjojnë e do të gëzojnë. ג [Gimel]   Madhëroni Jehovain bashkë me mua;+emrin e tij le ta lartësojmë njëzëri. ד [Daleth]   E kërkova Jehovain, dhe ai më dëgjoi+e nga çdo frikë imja më çliroi.+ ה [He]   Ata që i drejtuan sytë tek ai, rrëzëllyen nga gëzimidhe faqet nuk iu skuqën kurrë nga turpi. ז [Zajin]   Ky i përvuajtur thirri, dhe Jehovai e dëgjoie nga të gjitha vuajtjet e çliroi.+ ח [Heth]   Engjëlli i Jehovait zë vend* rreth atyre që e nderojnë thellësisht Atë*+ dhe i shpëton.+ ט [Teth]   Provoni dhe shijoni sa i mirë është Jehovai!+ Lum kush gjen strehë tek ai! י [Jod]   Nderoni thellësisht Jehovain të gjithë ju të shenjtët* e tij,sepse atyre që e nderojnë thellësisht atë, s’u mungon asgjë.+ כ [Haf] 10  Edhe luanët e fortë* mund të vuajnë urie,por atyre që kërkojnë Jehovain, s’do t’u mungojë asgjë e mirë.+ ל [Lamed] 11  Ejani, bijtë e mi, e më dëgjoni,që t’ju mësoj si të nderoni thellësisht Jehovain.+ מ [Mem] 12  Kush nga ju dëshiron ta gëzojë jetëne të shohë shumë ditë të bardha?+ נ [Nun] 13  Atëherë ta mbajë nën fre gjuhën për të mos folur keq,+dhe buzët, për të mos mashtruar.+ ס [Sameh] 14  Të largohet nga e keqja dhe të bëjë të mirën,+të kërkojë udhën e paqes dhe ta ndjekë.+ ע [Ajën] 15  Jehovai i mban sytë mbi të drejtët,+dhe veshët, te thirrja e tyre për ndihmë.+ פ [Pe] 16  Por Jehovai e kthen fytyrën kundër atyre që bëjnë të këqija,që kujtimin e tyre ta fshijë nga faqja e dheut.+ צ [Cade] 17  Të drejtët thirrën për ndihmë, dhe Jehovai i dëgjoi+e nga të gjitha vuajtjet i çliroi.+ ק [Kof] 18  Jehovai u rri pranë zemërthyerve+dhe i shpëton ata që e kanë shpirtin të dërrmuar.*+ ר [Resh] 19  Hallet* e të drejtit s’kanë të sosur,+por Jehovai e çliron nga të gjitha.+ ש [Shin] 20  Tërë kockat e tij, ai i ruan,dhe asnjëra prej tyre nuk thyhet.+ ת [Ta] 21  Të këqijat do t’ia hanë kokën të ligut;ata që urrejnë të drejtin, do të dalin fajtorë. 22  Jehovai e shpengon jetën* e shërbëtorëve të tij;asnjë nga ata që gjejnë strehë tek ai, nuk do të dalë fajtor.+

Shënimet

Fjalë për fjalë «i frikësohen Atij». Shih Fjalorthin, «Frika nga Perëndia».
Ose «fushon».
Ose «luanët e rinj me krifë».
Ose «që janë të shkurajuar; shpirtvrarë».
Ose «Vuajtjet; Të zezat».
Ose «e shpengon shpirtin». Shih Fjalorthin, «Shpërblesa; Shpengimi».