Psalmi 36:1-12

  • Dashuria besnike e Perëndisë, e çmuar

    • I ligu s’ka frikë nga Perëndia (1)

    • Perëndia, burimi i jetës (9)

    • ‘Me anë të dritës sate, shohim dritën’ (9)

Për mjeshtrin e korit. Psalm i Davidit, shërbëtorit të Jehovait. 36  Ëmbël i pëshpërit ligësia zemrës së të ligut,e kurrfarë frike* nga Perëndia në sytë e tij nuk gjen,+   se në mendje ia bën qejfin vetes aq shumë,sa fajin e vet s’e pikas dot e as e urren.+   Veç fjalë lënduese e mashtruese ka në gojë;nuk ka gjykim të thellë që mirë të veprojë.   Edhe në shtrat kurdis veç të këqija,në udhë të keqe rri e nuk largohet nga ligësia.   O Jehova, dashuria jote besnike deri në qiej shtrihet,+besnikëria jote lart në re ngrihet!   Drejtësia jote si male madhështore* ngjan,+si ujëra të thella e të paana gjykimet e tua janë.+ O Jehova, ti i mban gjallë* njerëz dhe kafshë anembanë!+   Sa e çmuar është dashuria jote besnike, o Perëndi!+ Nën hijen e krahëve të tu, gjen strehë çdo njeri.+   Me bollëkun e shtëpisë sate ata ngopen,+me lumin e mirësisë sate ti etjen ua shuan,+   se veç ti je burimi i jetës;+po, me anë të dritës sate, ne mund të shohim dritën.+ 10  Tregoju pareshtur dashuri besnike atyre që të njohin,+jepu drejtësi atyre që kanë zemër të sinqertë.*+ 11  Mos lejo që këmba e fodullëve mbi mua të rëndojë;mos lejo që dora e të ligjve larg të më dëbojë. 12  Ja ata që bëjnë veç keq, ja tek bien;përdhe kanë rënë e më s’mund të ngrihen.+

Shënimet

Shih Fjalorthin, «Frika nga Perëndia».
Ose «i shpëton».
Fjalë për fjalë «si malet e Perëndisë».
Ose «të pastër; të ndershme».