Psalmi 39:1-13
Për mjeshtrin e korit; të luhet në jeduthun.*+ Këngë e Davidit.
39 Unë thashë: «Do të bëj kujdes,që të mos hap gojën e të mëkatoj;+fre* gojës kam për t’i vënë+kur para syve t’i kem të ligjtë.»
2 E kyça gojën e nuk fola,+as për ndonjë gjë të mirë, zë nuk nxora,por dhembja në shpirt më mundonte.*
3 Përbrenda po zieja,*e tek mendoja,* zjarri më përvëlonte.
Pastaj hapa gojën dhe thashë:
4 «O Jehova, më ndihmo të kuptoj:
ç’fund më pret? Sa ditë jetë do të kem?+
Më ndihmo të kuptoj sa shpejt ikën kjo jetë.*
5 Vërtet, sa pak* ditë më ke dhënë;+veç një çast zgjat jeta ime në sytë e tu.+
Po, sado i sigurt të duket, njeriu s’është veçse avull.+ (Selah)
6 Si hije vjen e shkon njeriu,rropatet lart e poshtë* për hiçgjë,mbledh e mbledh pasuri,pa e ditur kush do t’i gëzojë.+
7 Ndaj, ç’të shpresoj tjetër, o Jehova?
Shpresa ime e vetme je veç ti!
8 Më çliro nga të gjitha fajet e mia+e mos lër që i pamendi të më përbuzë.
9 Asnjë fjalë s’nxorae gojën nuk munda ta hap,+se kjo ishte vepër e duarve të tua.+
10 Largoje ndëshkimin tënd* prej meje,se nga goditjet e dorës sate ndihem i rraskapitur.
11 Ti e ndreq njeriun duke e ndëshkuar për fajet;+si mola që bren, ti ia shkatërron çdo gjë që ka për zemër.
Po, çdo njeri s’është veçse avull.+ (Selah)
12 Dëgjoje lutjen time, o Jehova!
Vërja veshin thirrjes sime për ndihmë!+
Mos i shpërfill lotët e mi,se para teje unë s’jam veçse një i ardhur,+një shtegtar* si gjithë paraardhësit e mi.+
13 Largoje prej meje vështrimin tënd të egër që të çelem përsëripara se të largohem e më të mos jem.»