Psalmi 40:1-17
Për mjeshtrin e korit. Psalm i Davidit, këngë.
40 Shpresova me zjarr te Jehovai,*dhe ai e ktheu veshin nga unë* e thirrjen time për ndihmë e dëgjoi.+
2 Nga gropa ku buçitnin ujërat,nga lluca e moçalit, më nxorie mbi një shkrep më ngriti,në vend të sigurt këmbët m’i vendosi.
3 Pastaj një këngë të re në gojë më vuri,+një këngë lëvdimi për Perëndinë tonë.
Shumë do të shohin të mahnitur,dhe te Jehovai do të besojnë.
4 Lum njeriu që ka besim te Jehovai,që nuk i kthen sytë nga rebelët a nga mashtruesit!*
5 Sa të shumta janë gjërat që ke bërë,o Jehova, Perëndia im!
Sa të mrekullueshme janë veprat e tua!+
Sa shumë ke menduar për ne!
Asnjë s’krahasohet me ty!+
Të doja t’i tregoja e të flisja për to,do të ishin ku e ku më tepër nga sa mund të numëroja.+
6 Nuk deshe* flijime dhe blatime,+por m’i hape veshët që të dëgjoja.+
Blatime të djegura dhe blatime për mëkatin nuk kërkove.+
7 Prandaj thashë: «Ja, unë kam ardhur.
Në rrotull* është shkruar për mua.+
8 O Perëndia im, s’kam tjetër kënaqësi* veç të bëj vullnetin tënd+dhe ligjin tënd e kam thellë në zemër.+
9 Lajmin e mirë për drejtësinë e shpall në kongregacionin e madh.+
Ja, ti e di mirë, o Jehova, që buzët nuk i ndal.+
10 Drejtësinë tënde nuk e mbaj të fshehur në zemër;besnikërinë dhe shpëtimin tënd shpall;dashurinë besnike e të vërtetën tënde nuk ia fsheh kongregacionit të madh.»+
11 O Jehova, mos ma kurse mëshirën tënde!
Dashuria besnike dhe e vërteta jote më mbrojtshin përherë!+
12 Të këqijat që më rrethojnë, s’kanë të numëruar;+
si lumë më kanë mbuluar fajet e shtegun tim s’më lënë ta shoh;+ato janë më të shumta se fijet e flokëve të mi,ndaj zemra më ka lëshuar.
13 Të lutem, o Jehova, ji zemërmirë e më shpëto!+
O Jehova, nxito të më ndihmosh!+
14 U turpërofshin e iu nxiftë faqjaatyre që më janë qepur për të më marrë jetën!
U zmbrapsshin të poshtëruarata që kënaqen për të keqen time!
15 U tmerrofshin e i mbuloftë turpiata që më thonë: «Ah, sa mirë! Sa mirë!»
16 Por ata që të kërkojnë,+ngazëllofshin e gëzofshin falë teje!+
Ata që e duan dorën tënde shpëtimtare,thënçin gjithnjë: «U madhëroftë Jehovai!»+
17 O Perëndi, jam krejt i pambrojtur e i varfër.
O Jehova, drejt meje i kthefsh sytë!
Ti je ndihma ime dhe çlirimtari im.+
Mos vono, o Perëndia im!+