Psalmi 41:1-13
Për mjeshtrin e korit. Këngë e Davidit.
41 Lum ai që mendon* për të varfrin;+në ditë të keqe Jehovai do ta shpëtojë.
2 Jehovai do ta ruajë e do ta mbajë gjallë,e mbi faqen e dheut, ai do të quhet i lumtur;+ti nuk ke për ta lënë kurrsesi në dorë të armiqve.+
3 Jehovai do ta mbështetë në shtratin e lëngatës;+gjatë sëmundjes, ti do ta shndërrosh shtratin e tij.*
4 Unë thashë: «O Jehova, ji zemërmirë me mua.+
Më shëro+ se kundër teje kam mëkatuar.»+
5 Gjithë shpirtligësi armiqtë thonë për mua:
«Kur do të vdesë? Kur do t’i shuhet emri?»
6 Edhe kur ndonjë prej tyre vjen të më shohë,më flet nga një zemër hipokrite.
I mban veshët hapur për të gjetur ndonjë të keqedhe me të ikur, thotë gjithë të zezat.
7 Të gjithë ata që më urrejnë,kurdisin kundër meje ndonjë të keqe e çuçurisin me njëri-tjetrin:
8 «E ka zënë një e keqe e madhe;tani që ka zënë shtratin, nuk do të ngrihet më.»+
9 Edhe miku im i ngushtë,*që i besoja+ e që hante bukë me mua,ka ngritur thembrën kundër meje.*+
10 Por ti, o Jehova, ji zemërmirë me mua dhe më ngri,që t’ua kthej hakun siç e meritojnë.
11 Kur armiqtë e mi të mos brohorasin më triumfues kundër meje,+do ta kuptoj se je i kënaqur me mua.
12 Falë integritetit* tim, ti më mbështet+e pranë teje do të më mbash përgjithnjë.+
13 Lëvduar qoftë Jehovai, Perëndia i Izraelit,për gjithë përjetësinë!*+
Amin, po, amin!