Psalmi 43:1-5

  • Perëndia, një Gjykatës që shpëton

    • «Dërgo dritën dhe të vërtetën tënde» (3)

    • «Pse e kam shpirtin të helmuar?» (5)

    • «Perëndinë do të pres» (5)

43  Gjykomë, o Perëndi!+ Mbroje çështjen time+ para këtij kombi të pabesë! Më shpëto nga njerëzit mashtrues e të padrejtë,   sepse ti je Perëndia im, fortesa ime.+ Pse më ke flakur tej? Pse të endem i trishtuar për faj të armiqve që më shtypin?+   Dërgo dritën dhe të vërtetën tënde.+ Ato le të më prijnë e të më drejtojnë+për në malin tënd të shenjtë e në tabernakullin tënd të madhërishëm.+   Atëherë do të vij tek altari i Perëndisë,+te Perëndia im, gëzimi im i papërshkrueshëm. O Perëndi, Perëndia im, me harpë do të të përlëvdoj!+   Pse e kam shpirtin* të helmuar? Pse më vlojnë këto ndjenja të trazuara në gji? Perëndinë do të pres,+sepse do ta përlëvdoj sërish si Shpëtimtarin tim të Madh.+

Shënimet