Psalmi 46:1-11

  • ‘Perëndia është streha jonë’

    • Veprat e mrekullueshme të Perëndisë (8)

    • Perëndia i shuan luftërat anembanë (9)

Për mjeshtrin e korit. Psalm i bijve të Korahut.+ Sipas stilit alamoth.* Këngë. 46  Perëndia është streha dhe forca jonë,+ndihmë që gjendet me lehtësi në kohë vuajtjesh.+   Ja pse s’do të kemi frikë, edhe sikur toka të shkundet,edhe sikur malet të gremisen në fund të detit,+   edhe sikur ujërat e tij të buçasin e të shkumëzojnë,+edhe sikur malet të tunden nga tërbimi i tij. (Selah)   Një lumë plot rrëke seç e mbush me gëzim qytetin e Perëndisë,+të shenjtin tabernakull të madhërishëm të Më të Lartit.   Qyteti s’ka për t’u përmbysur se në të është Perëndia;+Perëndia do t’i vijë në ndihmë sapo të zgjohet agimi.+   Kombet u trazuan, mbretëritë u përmbysën,toka u tret krejt kur Ai ngriti zërin.+   Jehovai i ushtrive është me ne;+Perëndia i Jakobit është streha* jonë e sigurt. (Selah)   Ejani e shihni ç’vepra ka bërë Jehovai! Shihni ç’mrekulli ka bërë në tokë!   Luftërat anembanë tokës ai i shuan;+harqet i thyen dhe heshtat i bën copë-copë;karrocat* e luftës i bën shkrumb e hi. 10  «Dorëzohuni dhe dijeni se unë jam Perëndia. Unë do të lartësohem mes kombeve,+po, në mbarë tokën do të lartësohem.»+ 11  Jehovai i ushtrive është me ne;+Perëndia i Jakobit është për ne strehë e sigurt.+ (Selah)

Shënimet

Ose «kalaja».
Një mundësi tjetër «mburojat».