Psalmi 48:1-14
Këngë e bijve të Korahut.+
48 I madhërishëm është Jehovai dhe tejet i denjë të lëvdohet në qytetin e tij,po, në qytetin e Perëndisë tonë, në malin e tij të shenjtë.
2 I bukur dhe i lartë ngrihet mali Sion në veriun e largët,gëzimi i mbarë tokës,+ qyteti i Mbretit të Madh.+
3 Perëndia njihet si strehë* e sigurtnë qytetin me kulla të fortifikuara.+
4 Se ja, mbretërit u mblodhën*e së bashku kundër qytetit marshuan.
5 Por kur e panë, u shtangëne në panik ia dhanë vrapit të tmerruar.
6 I zunë dridhmat dhe dhembjet si të një gruaje që lind,
7 se ti i shpartallon anijet e Tarshishit me erën e lindjes.
8 Në qytetin e Jehovait të ushtrive, në qytetin e Perëndisë tonë,tani kemi parë me sytë tanë atë që kishim dëgjuar:
Perëndia e bën atë të patundur përjetë.+ (Selah)
9 Në tempullin tënd, o Perëndi,mendojmë thellë për dashurinë tënde besnike.+
10 Sikurse emri yt, o Perëndi,lavdet për ty arrijnë deri në skajet e tokës;+me të djathtën tënde ti sjell veç drejtësi.+
11 Gëzofshin Mali Sion+ dhe fshatrat* e Judësfalë vendimeve të tua!+
12 Marshoni përqark Sionit!
Bjerini rrotull! Numëroni kullat e tij!+
13 Shikojini me kujdes ledhet e tij mbrojtëse!*+
Hetoni kullat e tij të fortifikuara,që t’u flisni për to brezave të ardhshëm,
14 sepse ky është Perëndia ynë+ në jetë të jetëve.
Ai do të na prijë përjetësisht.*+