Psalmi 49:1-20

  • Sa marrëzi të besosh te pasuria

    • Njeriu s’mund të shpengojë njeriun (7, 8)

    • Perëndia shpengon nga varri (15)

    • Pasuritë s’të shpëtojnë nga vdekja (16, 17)

Për mjeshtrin e korit. Psalm i bijve të Korahut.+ Këngë. 49  Dëgjoni të gjithë ju, o popuj! Kushtoni vëmendje të gjithë ju, o banorë të botës,*   të vegjël e të mëdhenj,*të pasur e të varfër bashkë!   Goja ime do të nxjerrë fjalë mençuriedhe zemra ime do të meditojë+ për gjëra plot kuptim.*   Një proverbi do t’i kushtoj vëmendje;nën tingujt e harpës do të hedh dritë mbi gjëegjëzën time.   Pse të kem frikë në ditë të hallit?+ Pse të kem frikë kur të më rrethojë nga çdo anëligësia* e atyre që duan të më rrënojnë?   Ka nga ata që kanë besim te pasuria e tyre+dhe mburren se janë të krimbur në pará,+   por asnjëri prej tyre nuk e shpengon* dot kurrsesi të vëllanë,as i jep dot Perëndisë një shpërblesë për të,+   (se çmimi i shpërblesës për jetën* është aq i lartë, sa askush nuk arrin ta paguajë kurrë)   që ai të jetojë përgjithmonë dhe të mos e shohë gropën.*+ 10  Se çdokush e sheh që edhe i mençuri vdesashtu si zhduken nga faqja e dheut të marrët e të paarsyeshmit+dhe pasurinë e tyre e gëzojnë të tjerë.+ 11  Zemra ua do që shtëpitë e tyre të mos shemben kurrë,që tendat e tyre të ekzistojnë brez pas brezi,ja pse pronat e tyre i quajnë me emrin e vet. 12  Por njeriu, sado i nderuar të jetë, nuk do ta ketë të gjatë;+ai s’është më i mirë se kafshët, që marrin fund.+ 13  Ky është fundi i të marrëve+dhe i atyre që rendin pas tyre,i atyre që kënaqen me fjalët e tyre boshe. (Selah) 14  Ata përfundojnë në Varr* si delet në thertoredhe vdekja do të jetë bariu i tyre. E kur të vijë mëngjesi, mbi ta do të mbretërojnë të drejtët+e çdo gjurmë e tyre do të shuhet;+për shtëpi do të kenë Varrin,*+ e jo një pallat madhështor.+ 15  Por mua* do të më shpengojë Perëndia nga kthetrat* e Varrit,*+sepse do të më marrë në krahët e tij. (Selah) 16  Mos u shqetëso nëse dikush pasurohet,nëse shtëpinë e tij e mbulon luksi, 17  se kur t’i vijë vdekja, s’do të marrë dot asgjë me vete;+gjithë ai luks s’do të zbresë në varr bashkë me të.+ 18  Sa është gjallë, e ngre veten* në kupë të qiellit+(se kur gjërat të ecin mbarë, njerëzit të lëvdojnë).+ 19  Por në fund bashkohet me paraardhësit e vet;ata s’kanë për ta parë dritën e diellit më kurrë. 20  Kush nuk e kupton këtë, sado i nderuar të jetë,+s’është më i mirë se kafshët, që marrin fund.

Shënimet

Ose «të këtij sistemi; të kësaj epoke».
Ose «ju bij të popullit dhe ju bij të fisnikërisë».
Ose «gjëra të thella».
Fjalë për fjalë «faji».
Shih Fjalorthin, «Shpërblesa; Shpengimi».
Ose «i shpengimit për shpirtin».
Ose «varrin».
Ose «Sheol», pra, në varrin e përbashkët të njerëzimit. Shih Fjalorthin.
Ose «Sheolin», pra, varrin e përbashkët të njerëzimit. Shih Fjalorthin.
Ose «shpirtin tim».
Ose «e Sheolit», pra, të varrit të përbashkët të njerëzimit. Shih Fjalorthin.
Ose «pushteti». Fjalë për fjalë «dora».
Ose «shpirtin tënd».