Psalmi 52:1-9
Për mjeshtrin e korit. Maskil.* Psalm i Davidit kur Doeg edomiti vajti te Sauli dhe i tha se Davidi kishte shkuar te shtëpia e Ahimelekut.+
52 Pse mburresh për ligësitë e tua, o trim?+
Si nuk e kupton që dashuria besnike e Perëndisë zgjat përgjithnjë?!+
2 Gjuha jote e mprehtë si brisk+kurdis veç të këqija e mashtrime.+
3 Ti e do të keqen më shumë se të mirën,gënjeshtrën më shumë se të vërtetën.* (Selah)
4 Ti, o gjuhë mashtruese,vdes për fjalët që rrënojnë.
5 Ja pse Perëndia do të të shembë përdhe njëherë e mirë;+do të të mbërthejë e zvarrë do të të nxjerrë nga tenda jote;+do të të çrrënjosë nga vendi i të gjallëve.+ (Selah)
6 Të drejtët do ta shohin këtë e do të mbeten gojëhapur;+me ty do të qeshin+ e do të thonë:
7 «Ky është ai që nuk e bëri Perëndinë strehën* e tij,+por pati besim te pasuritë e veta përrallore+dhe u mbështet* te intrigat e liga që thuri.»*
8 Por unë do të jem si një ulli i harlisur në shtëpinë e Perëndisë;te dashuria besnike e Perëndisë do të kem besim+ në jetë të jetëve.
9 Unë do të të përlëvdoj përjetë, sepse nuk ndenje duarkryq;+para syve të besnikëve të tu do të tregojse shpresoj tek emri yt,+ sepse është i mirë.*