Psalmi 55:1-23

  • Lutje kur e tradhton një mik

    • E përbuz një mik i ngushtë (12-14)

    • «Hidhja barrën tënde Jehovait» (22)

Për mjeshtrin e korit; të shoqërohet me instrumente me tela. Maskil.* Psalm i Davidit. 55  Dëgjoma lutjen, o Perëndi!+ Mos i mbyll veshët kur të kërkoj mëshirë!*+   Kushtomë vëmendje e m’u përgjigj!+ Meraku s’më lë rehat+ e jam i turbulluar   nga fjalët e armikut e nga presionet e të ligut,se ata më hapin një mal me telashee gjithë zemërim ushqejnë mëri kundër meje.+   Zemra më përpëlitet nga ankthi,+tmerri i vdekjes më ka pushtuar.+   Frika e të dridhurat më kanë zënë,e mornicat ma përshkojnë gjithë trupin,   ndaj s’pushoj së thëni: «Ah, të kisha krahë si pëllumbi! Tutje do të fluturoja e do të jetoja i sigurt.   Larg, larg do të fluturoja+e në shkretëtirë do të banoja!+ (Selah)   Do të nxitoja për të gjetur strehëlarg erës së furishme, larg furtunës.»   Çoroditi, o Jehova, prishua planet,*+sepse në qytet sytë më shohin veç dhunë e konflikte; 10  mbi muret e tij sillen rrotull ditë e natë,dhe brenda vlojnë ligësia e telashet.+ 11  Në mes të tij, e keqja është ulur këmbëkryq,dhe shtypja e mashtrimi nuk i shkulen sheshit.+ 12  Se mua nuk po më përbuz* armiku,+përndryshe do ta duroja;nuk më është ngritur kundër hasmi,përndryshe do t’i fshihesha. 13  Por je ti, një njeri si unë,*+miku im, që të njoh fije e për pe.+ 14  Dikur gëzonim miqësi të ngushtëe në shtëpinë e Perëndisë shkonim tok me të tjerë. 15  U shkretofshin armiqtë e mi!+ Të gjallë zbritshin në Varr,*se ligësia ka zënë rrënjë në shtëpitë e në zemrat e tyre! 16  Unë për vete do t’i thërras Perëndisë;po, Jehovai do të më shpëtojë.+ 17  Nga agimi deri në mbrëmje rënkoj thellë* me shpirt të trazuar,+e ai ma dëgjon zërin.+ 18  Ai do të më çlirojë* nga ata që më luftojnë, e do të më japë* paqe,sepse ata që ngrihen kundër meje, vijnë turma-turma.+ 19  Perëndia, ai që rri ulur në fron që nga lashtësia,+do të dëgjojë dhe kundër tyre do të ngrihet,+ (Selah)sepse ata nuk duan të ndryshojnë,po, ata nuk kanë nderim të thellë për Perëndinë.*+ 20  Ata që ishin në paqe me të, ai* i sulmoi+dhe besëlidhjen e vet e shkeli.+ 21  Fjalët i ka më të buta se gjalpi,+por zemrën e ka gati veç për luftë;po, fjalët i ka më qetësuese se vaji,por në realitet i ka shpata të mprehta.+ 22  Hidhja barrën tënde Jehovait,+dhe ai do të të mbështetë.+ Ai s’do të lejojë kurrë që i drejti të bjerë.*+ 23  Por ti, o Perëndi, do t’i zbresësh të ligjtë në gropën më të thellë;+fajtorët e gjakut dhe mashtruesit nuk do të jetojnë as gjysmën e ditëve.+ Kurse unë do të kem besim te ti.

Shënimet

Ose «mos u fshih kur të lutem për ndihmë!»
Ose «ngatërrojua gjuhët».
Ose «nuk po më sfidon».
Ose «një burrë i barabartë me mua».
Ose «Sheol», pra, në varrin e përbashkët të njerëzimit. Shih Fjalorthin.
Ose «nuk gjej rehat».
Ose «do të më shpengojë». Shih Fjalorthin, «Shpërblesa; Shpengimi».
Ose «do t’i japë shpirtit tim».
Fjalë për fjalë «nuk i frikësohen Perëndisë». Shih Fjalorthin.
Domethënë, miku i dikurshëm i përmendur në vargjet 13 dhe 14.
Ose «të lëkundet».