Psalmi 58:1-11
-
Ka një Perëndi që gjykon mbarë tokën
-
Lutje për ndëshkimin e të ligjve (6-8)
-
Për mjeshtrin e korit; sipas melodisë: «Mos shkatërro.» Psalm i Davidit. Miktam.*
58 E si mund të flitni për drejtësinë nëse rrini në heshtje?!+
A mund të gjykoni vallë me drejtësi ju, o bij të njerëzve?!+
2 Jo! Ju ushqeni ligësi* në zemrat tuaja,+dhe duart tuaja bëjnë veç keq në mbarë vendin!+
3 Të ligjtë dalin nga udha e drejtë* që në bark të nënës;janë rebelë e gënjeshtarë që nga lindja.
4 Nga goja vjellin helm si të gjarprit;+janë të shurdhër si kobra që veshët i mbyll
5 për të mos dëgjuar zërin e hipnotizuesit,ndonëse mund ta magjepsë me shumë mjeshtëri.
6 O Perëndi, thyejua dhëmbët krejt!
O Jehova, thërrmojua nofullat këtyre luanëve!*
7 U zhdukshin si ujërat që shteren!
E tendostë Perëndia harkun dhe i rrëzoftë me shigjetat e tij!
8 U bëfshin si kërmilli që tretet tek ecën,si foshnja që lind e vdekur e që diellin kurrë s’e sheh!
9 Para se tenxheret tuaja të nxehen nga flakët e ferrave,të gjelbra a në flakë qofshin këto,
Ai do t’i fluturojë tutje si një erë e stuhishme.+
10 I drejti do të gëzojë, sepse ka parë Perëndinë të marrë hak;+ai ka për t’i larë këmbët në gjakun e të ligut.+
11 Atëherë njerëzit do të thonë: «Me siguri i drejti shpërblehet.+
Vërtet, ka një Perëndi që gjykon mbarë tokën.»+
Shënimet
^ Shih Fjalorthin.
^ Ose «padrejtësia mbretëron».
^ Ose «janë të mbrapshtë».
^ Ose «luanëve të rinj me krifë!»