Psalmi 59:1-17
Për mjeshtrin e korit; sipas melodisë: «Mos shkatërro.» Psalm i Davidit. Miktam.* Kur Sauli dërgoi njerëz për të vëzhguar shtëpinë e Davidit, që ta vritnin.+
59 Çliromë nga armiqtë e mi, o Perëndia im!+
Mbromë nga ata që ngrihen kundër meje!+
2 Çliromë nga ata që bëjnë veç keq!
Shpëtomë nga njerëzit e etur për gjak!*
3 Ja, ata rrinë në pritë për të më zënë;+burra të fuqishëm më sulmojnë,edhe pse s’kam ngritur krye e s’kam mëkatuar,+ o Jehova.
4 Ndonëse s’kam faj, ata turren për të më sulmuar.
Kur të të thërras, zgjohu dhe shiko!
5 Se ti, o Jehova, Perëndi i ushtrive, je Perëndia i Izraelit!+
Zgjohu dhe shiko çfarë bëjnë të gjitha kombet!
Mos i trego mëshirë asnjë tradhtari shpirtzi!+ (Selah)
6 Çdo mbrëmje ata kthehen në qytet;+
si qentë skërmitin dhëmbët*+ tek enden në kërkim të presë.+
7 Shih ç’vjellin nga goja!
Gjuhën* e kanë shpatë+ dhe thonë:
«E kush na dëgjon?!»+
8 Por ti, o Jehova, do të qeshësh me ta;+të gjitha kombet do të të duken qesharake.+
9 O Forca ime, te ti do t’i mbaj sytë,+sepse ti, o Perëndi, je streha* ime e sigurt.+
10 Perëndia që më tregon dashuri besnike, do të më vijë në ndihmë;+falë Perëndisë tim, do të shoh triumfues disfatën e armiqve të mi.+
11 Por mos i vrit ende, që populli im të mos e harrojë kurrë atë që ke bërë ti, o Perëndi.
Hallakati sa andej këtej me fuqinë tënde!
Vëri përfund, o Jehova, mburoja jonë!+
12 Krenaria e tyre i zëntë në lak,se me buzë veç mëkatojnë,+se nga goja nxjerrin veç mallkime e mashtrime!
13 Jepu fund gjithë tërbim!+
Jepu fund, që të zhduken nga faqja e dheut!
Le ta dinë se Perëndia mbretëron në mes të Jakobit e deri në skajet e dheut.+ (Selah)
14 Le të kthehen, atëherë, çdo mbrëmje në qytet;
si qentë le t’i skërmitin dhëmbët* tek enden në kërkim të presë;+
15 le të enden lart e poshtë për një copë bukë+e mos u ngopshin e mos gjetshin vend ku të fusin kokën!
16 Por unë për vete do të këndoj për forcën tënde;+për dashurinë tënde besnike do të flas gjithë gëzim në mëngjes,sepse ti je për mua një strehë e sigurt,+një vend ku turrem në kohë vuajtjesh.+
17 O Forca ime, për ty lavde do të këndoj,*+se ti, o Perëndi, je streha ime e sigurt,Perëndia që më tregon dashuri besnike.+