Psalmi 63:1-11

  • Mall për Perëndinë

    • «Dashuria jote besnike është më e mirë se vetë jeta» (3)

    • ‘I ngopur me pjesën më të mirë’ (5)

    • Të meditojmë për Perëndinë gjatë natës (6)

    • ‘Shpirti s’më ndahet nga Perëndia’ (8)

Këngë e Davidit kur ndodhej në shkretëtirën e Judës.+ 63  O Perëndi, ti je Perëndia im! Pa pushim të kërkoj!+ I etur është shpirti im për ty;+në një tokë të thatë, të zhuritur, pa ujë,po digjem i tëri nga malli për ty.+   Ndaj me sytë e mendjes, në vendin e shenjtë të pashë,si dikur, kur soditja forcën e lavdinë tënde.+   Dashuria jote besnike është më e mirë se vetë jeta,+ja pse buzët e mia do të të thurin veç lavde+   e gjatë gjithë jetës unë do të të lëvdoj;drejt teje do t’i ngre duart dhe emrin tënd do të thërras në lutje.   Jam i ngopur me pjesën më të mirë, po, me më të majmen,ndaj me buzën në gaz do të të thur lavde.+   Të kujtoj kur bie në shtrat,edhe në mes të natës* për ty meditoj,*+   sepse ti je ndihma ime,+nën hijen e krahëve të tu brohoras plot hare.+   Shpirti s’më ndahet nga ti,ndaj ti më pushton fort me të djathtën tënde.+   Por ata që kërkojnë të ma marrin jetën,*thellë nën dhé do të zbresin, 10  në dorë të shpatës do të lihen,ushqim për çakejtë* do të bëhen. 11  Kurse mbreti do të gëzojë falë Perëndisë. Kushdo që betohet solemnisht për Të, do të ngazëllojë,*sepse gënjeshtarëve do t’u mbyllet goja.

Shënimet

Ose «gjatë ndërresave të natës».
Ose «mendoj thellë».
Ose «të më vrasin».
Ose «dhelprat».
Ose «do të krenohet».