Psalmi 64:1-10

  • Mbrojtje nga sulmet e fshehta

    • «Perëndia do t’i qëllojë» (7)

Për mjeshtrin e korit. Këngë e Davidit. 64  O Perëndi, dëgjoma zërin kur të përgjërohem!+ Mbroma jetën nga sulmet e tmerrshme të armikut!   Më qëndro si mburojë përballë komploteve të të ligut,+përballë lukunive* të keqbërësve,   që si shpatë e kanë mprehur gjuhëne si shigjeta i lëshojnë fjalët e helmuara.   Fshehtas e godasin të pafajshmin,po, krejt befas e qëllojnë pa iu dridhur syri.   Nga qëllimet e tyre të liga nuk heqin dorë,*dhe flasin si e si t’i fshehin kurthet që ngrenë;ja ç’thonë: «E kush do t’i vërë re?!»+   Rrëmojnë për marifete të reja që të bëjnë keq,e fshehtas strategji të holla kurdisin;+çfarë bluajnë në skutat më të errëta të zemrës, jo, nuk kuptohet.   Por Perëndia me shigjetë do t’i qëllojë+e krejt papritur ata do të plagosen.   E keqja do t’u vijë nga vetë buzët e tyre,+e të gjithë ata që do t’i shohin, me përçmim do të tundin kokën.   Atëherë të gjithë do t’i pushtojë frikadhe veprave të Perëndisë do t’u bëjnë jehonë,po, do ta kuptojnë fare mirë si vepron ai.+ 10  Falë Jehovait, i drejti do të gëzojë e tek ai do të gjejë strehë;+tërë njerëzit me zemër të sinqertë* do të ngazëllojnë.*

Shënimet

Ose «turmave».
Ose «Nxitin njëri-tjetrin që të bëjnë keq».
Ose «të pastër; të ndershme».
Ose «do të krenohen».