Psalmi 65:1-13
Për mjeshtrin e korit. Këngë e Davidit.
65 O Perëndi, ti je i denjë të lëvdohesh në Sion,+ndaj zotimet që kemi marrë para teje, do t’i mbajmë.+
2 O Dëgjues i lutjes, te ti do të vijnë njerëz nga çdo cep i tokës.*+
3 Kokë e këmbë më kanë mbuluar fajet,+por ti vetë i fal* shkeljet tona.+
4 Lum ai që ti e zgjedh dhe e afron pranë,që në oborret e tua të banojë.+
Me të mirat e shtëpisë sate ne do të ngopemi,+po, me të mirat e tempullit tënd* të shenjtë.+
5 O Perëndi i shpëtimit tonë,për hir të drejtësisë sate, ti do të na përgjigjesh me vepra mbresëlënëse;+ti vetë je burim sigurie për tërë skajet e tokës,+ për detet e largëta.
6 Me fuqinë tënde, malet i bëre të patundura;ti* je veshur me mantelin e fuqisë.+
7 Detet e egërsuara ti* i qetëson+e dallgët e tërbuara ti ua fashit;po, trazirat e kombeve ti i shuan.+
8 Viset më të thella do të mbeten gojëhapur nga veprat* e tua;+falë teje, britma të gëzuara do të lëshojnë nga agimi deri në perëndim.
9 Ti kujdesesh për tokën,e bën të frytshme* e shumë të begatë.+
O Perëndi, falë teje lumenjtë gufojnë,e të korrat e bollshme s’i mungojnë njerëzisë,+sepse ti vetë e ke pasuruar tokën.
10 Brazdat e saj ti i ngop me ujë, arat e lëruara* ia sheshon;me shira të bollshme e zbut dhe frytin e saj e bekon.+
11 Me mirësinë tënde ti vitin e stolis,dhe në shtigjet e tua rrjedhin të mira si lumë.*+
12 Kullotat e shkretëtirës* plot bulëza vese janë stolisur*+e kodrat gjithë hare janë veshur.+
13 Livadhet cep më cep me kope janë mbuluare drithi në lugina* si qilim i artë është shtruar.+
Mbarë vendi brohoret triumfues, po, mbarë vendi këndon!+
Shënimet
^ Fjalë për fjalë «çdo mish».
^ Fjalë për fjalë «i mbulon».
^ Ose «shenjtërores sate».
^ Fjalë për fjalë «ai».
^ Fjalë për fjalë «ai».
^ Fjalë për fjalë «shenjat».
^ Fjalë për fjalë «e bën të prodhojë me tepri».
^ Ose «plisat».
^ Fjalë për fjalë «pikon dhjamë».
^ Shih Fjalorthin.
^ Fjalë për fjalë «pikojnë».
^ Ose «ultësira».