Psalmi 66:1-20

  • Veprat e mahnitshme të Perëndisë

    • «Ejani dhe shihni veprat e Perëndisë!» (5)

    • «Do t’i mbaj zotimet që kam marrë» (13)

    • Perëndia i dëgjon lutjet (18-20)

Për mjeshtrin e korit. Këngë. 66  Mbarë toka le të brohorasë triumfuese për Perëndinë!+   Këndojini lavde* emrit të tij të madhërishëm! Përlëvdojeni e me lavdi mbulojeni!+   I thoni Perëndisë: «Sa të mahnitshme janë veprat e tua!+ Prej forcës sate të pakufishme,armiqtë kanë për t’u strukur kokulur para teje.+   Mbarë toka do të përkulet para teje;+ajo do të këndojë lavde për ty,po, për emrin tënd lavde do të këndojë.»+ (Selah)   Ejani dhe shihni veprat e Perëndisë! Sa të mahnitshme janë veprat që bën ai mes bijve të njerëzve!+   Në tokë të thatë e shndërroi detin;+më këmbë kaluam lumin+ e falë Tij atje gëzuam.+   Me fuqinë e tij ai mbretëron në jetë të jetëve,+e me sytë e tij vëzhgon gjithë kombet,+ ndaj kokëfortët të mos e lartësojnë veten.+ (Selah)   Lëvdoni Perëndinë tonë, o popuj!+ E lëvdofshi dhe kumbofshin zërat tuaj kudo!   Ai na e mban shpirtin gjallë+e nuk lejon të na merren këmbët.+ 10  Se ti, o Perëndi, na ke hetuar+e na ke rafinuar krejt si argjendi. 11  Na ke zënë në një rrjetë gjuetiee mbi kurriz* na ke vënë barrë të rënda. 12  Vdekatarin e lejove që mbi kokat tona të kalëronte;përmes zjarrit e përmes ujit kaluame më pas, në një vend ku gjetëm prehje na çove. 13  Me blatime të plota të djegura do të vij në shtëpinë tënde;+do t’i mbaj zotimet që kam marrë para teje,+ 14  gjithë premtimet që bëra me buzët e mia,+që dolën nga goja ime kur e kisha punën pisk. 15  Kafshë të majme do të të paraqit si blatime të djegura,si edhe tymin e deshve të blatuar;plot dema dhe cjep për ty do të flijoj. (Selah) 16  Ejani e dëgjoni, të gjithë ju që nderoni thellësisht Perëndinë,*ejani e do t’ju tregoj ç’ka bërë ai për mua.+ 17  E çela gojën e për ndihmë i thirra;me buzët e mia* e përlëvdova. 18  Po të kisha bluar ndonjë të keqe në zemër,Jehovai nuk do të më kishte dëgjuar.+ 19  Por në të vërtetë Perëndia më dëgjoi+e lutjes sime i kushtoi vëmendje.+ 20  Lëvduar qoftë Perëndia, që nuk i mbylli veshët ndaj lutjes sime,që dashurinë e tij besnike nuk ma kurseu!

Shënimet

Ose «Luani melodi».
Fjalë për fjalë «në mes».
Fjalë për fjalë «që i frikësoheni Perëndisë». Shih Fjalorthin.
Fjalë për fjalë «me gjuhën time».