Psalmi 68:1-35
Për mjeshtrin e korit. Psalm i Davidit. Këngë.
68 Le të ngrihet Perëndia e u hallakatshin armiqtë e tij!
Ia mbathshin nga ai të gjithë ata që e urrejnë!+
2 I shpërndafsh armiqtë e tu, o Perëndi,ashtu si era davarit tymin!
U shofshin të ligjtë para teje,ashtu si shkrihet dylli pranë zjarrit!+
3 Por të drejtët gëzofshin e ngazëllofshin!+
Brohoritshin plot hare para Perëndisë!
4 Këndojini Perëndisë! Për emrin e tij lavde këndoni!*+
Këndojini Atij që kalëron nëpër shkretëtirë!*
Jah* është emri i tij!+ Para tij gëzoni!
5 Perëndia në banesën e tij të shenjtë+është ati i jetimëve* dhe mbrojtësi* i vejushave.+
6 Perëndia u jep strehë mbi kokë atyre që janë fillikat,+i çliron të burgosurit dhe u jep mbarësi,+kurse kokëfortët* kanë për të banuar në tokë të zhuritur.+
7 Kur popullit tënd i prive, o Perëndi,+kur në shkretëtirë marshove, (Selah)
8 toka u tund dhe u shkund e tëra,+kataraktet e qiellit u hapën* prej teje, o Perëndi;Sinai u lëkund para Perëndisë, po, Perëndisë së Izraelit.+
9 O Perëndi, ti solle shira të bollshmee popullit tënd* të rraskapitur i dhe jetë, e gjallërove.
10 Ata banuan me tenda në kampin tënd,+e të varfërve ti iu bëre krah, o Perëndi, falë mirësisë sate.
11 Jehovai i jep urdhrin* popullit të tij;një ushtri e madhe janë gratë që shpallin lajmin e mirë.*+
12 Mbretërit e ushtrive ia mbathin,+ po, me të katra ia mbathin;gratë që qëndrojnë në shtëpi, ndajnë plaçkën e luftës.+
13 Edhe pse ju, o burra, flinit jashtë pranë zjarrit të kampit,*do të merrni si shpërblim një pëllumb me krahë argjendi,një pëllumb me pendë ari të kulluar.*
14 Kur i Plotfuqishmi i hallakati mbretërit në vend,+Zalmonin e mbuloi bora.*
15 Ky mal i Bashanit+ është mali i Perëndisë;*malet e Bashanit kanë kreshta të larta.
16 O male me kreshta, pse shikoni gjithë zili?
Pse shikoni gjithë zili malin* që Perëndia ka zgjedhur si shtëpinë e vet?+
Po, atje Jehovai do të banojë përgjithnjë.+
17 Karrocat e luftës së Perëndisë janë dhjetëra mijë, po, mijëra e mijëra.+
Jehovai ka ardhur nga Sinai në vendin e shenjtë.+
18 Ti u ngjite lart+ e more me vete robër,more dhurata në njerëz+ e madje edhe kokëfortët,+që ti të banoje mes tyre, o Perëndi Jah!
19 Lëvduar qoftë Jehovai, që mban barrën tonë ditë për ditë,+Perëndia i vërtetë i shpëtimit tonë! (Selah)
20 Perëndia i vërtetë është për ne Perëndi që sjell shpëtim;+Jehovai, Zotëria Sovran, na çliron nga kthetrat e vdekjes.+
21 Perëndia do t’ua shtypë kokën armiqve të tij,
po, do t’ia shtypë çaçkën e kokës kujtdo që ngul këmbë në udhën e vet mëkatare.+
22 Jehovai ka thënë: «Do t’i kthej mbrapsht armiqtë nga Bashani,+nga thellësitë e detit do t’i nxjerr,
23 që këmbët t’i lani në gjakun e tyre,+e madje qentë tuaj të lëpijnë gjakun e këtyre armiqve.»
24 Marshimet triumfuese të popullit tënd, o Perëndi, të gjithë i shohin,marshimet e popullit të Perëndisë tim, Mbretit tim, në vendin e shenjtë.+
25 Këngëtarët prijnë dhe muzikantët që u bien instrumenteve me tela, i ndjekin pas;+mes tyre vashat u bien dajreve.+
26 Lëvdoni Perëndinë në kongregacionin e madh;*lëvdoni Jehovain, ju që keni jetë falë Burimit të Izraelit!+
27 Ja, Beniamini,+ më i vogli, tek i bën zap* popujt,bashkë me princat e Judës dhe turmën e hareshme që i shoqëron,bashkë me princat e Zabulonit dhe princat e Neftalit.
28 Perëndia juaj ka dekretuar që të jeni të fortë.
Tregoje forcën, o Perëndi, ti që na u bëre krah.+
29 Për tempullin tënd në Jerusalem,+mbretërit do të të sjellin dhurata.+
30 Qortoji egërsirat që rrinë mes kallamave,tufën e demave+ dhe viçat e tyre,që popujt të përkulen thellë e të sjellin argjend,se ti i hallakat popujt luftëdashës.
31 Nga Egjipti do të sjellin sende prej bronzi;*+Kushi s’do të vonojë të sjellë dhurata për Perëndinë.
32 O mbretëri të tokës, këndojini Perëndisë,+për Jehovain lavde këndoni,* (Selah)
33 për Atë që kalëron mbi të lashtin qiell të qiejve!+
Ja, zëri i tij, po, zëri i tij madhështor gjëmon.
34 Pranoni se Perëndia është plot fuqi,+gjithë Izraelin mbulon me madhështinë e tij;fuqia e tij shpaloset në qiej.*
35 Perëndia të ngjall nderim të thellë nga e madhërishmja shenjtërore e tij.+
Vetë Perëndia i Izraelit i jep popullit forcë, po, i jep fuqi.+
Lëvduar qoftë Perëndia!
Shënimet
^ Ose «luani melodi!»
^ Një mundësi tjetër «mbi re!»
^ «Jah» është një formë e shkurtuar e emrit Jehova.
^ Ose «i fëmijëve pa baba».
^ Fjalë për fjalë «gjykatësi».
^ Ose «rebelët».
^ Fjalë për fjalë «qielli pikoi».
^ Fjalë për fjalë «trashëgimisë sate».
^ Domethënë, urdhrin për të shkuar në betejë.
^ Domethënë, lajmin e fitores.
^ Një mundësi tjetër «mes vathave të dhenve».
^ Ose «ari verdhosh».
^ Ose «ishte si të binte borë në Zalmon».
^ Ose «mal madhështor».
^ Domethënë, malin Sion.
^ Fjalë për fjalë «në asamble».
^ Ose «i sundon».
^ Një mundësi tjetër «do të vijnë ambasadorë».
^ Ose «luani melodi».
^ Fjalë për fjalë «në re».