Psalmi 71:1-24

  • Siguria e të moshuarve

    • Besim te Perëndia që nga rinia (5)

    • «Kur të më lënë fuqitë» (9)

    • ‘Perëndia më ka mësuar që nga rinia’ (17)

71  Te ti, o Jehova, kam gjetur strehë,ndaj mos lejo kurrë të turpërohem!+   Për hir të drejtësisë sate më shpëto e më çliro! Ktheje veshin nga unë* dhe më shpëto!+   Bëhu për mua një fortesë mbi shkëmb,një fortesë ku mund të gjej strehë përherë. Jep urdhër që dikush të më shpëtojë,sepse ti je shkrepi im, kalaja ime.+   O Perëndia im, më shpëto nga dora e të ligut,+nga kthetrat e atij që më shtyp e më mundon,   sepse ti je shpresa ime, o Zotëri Sovran Jehova;te ti kam besuar* që nga rinia.+   Te ti jam mbështetur që në bark të nënës,ti vetë më nxore nga barku i nënës sime,+ndaj përherë ty të lëvdoj.   Për sytë e shumë njerëzve jam si një mrekulli,por unë e di se veç ti je streha ime e fortë.   Nga goja më burojnë lëvdime për ty,+e gjithë ditën e ditës për madhështinë tënde flas.   Mos më flak tej në pleqëri,+jo, mos më braktis kur të më lënë fuqitë.+ 10  Armiqtë e mi flasin kundër meje;edhe ata që më janë qepur për të më marrë jetën,thurin së bashku komplote+ e thonë: 11  «Perëndia e ka braktisur. Ndiqeni këmba-këmbës dhe kapeni, se s’ka kush ta shpëtojë.»+ 12  O Perëndi, mos më rri larg! O Perëndia im, nxito të më vish në ndihmë!+ 13  U turpërofshin e marrshin fund të gjithë ata që më vihen kundër!+ I mbuloftë poshtërimi dhe çnderimi të gjithë ata që duan të më bëjnë keq!+ 14  Por unë do të të pres përherëe do të të lëvdoj gjithnjë e më shumë. 15  Me gojën time do t’i bëj jehonë drejtësisë sate,+tërë ditën e ditës për dorën tënde shpëtimtare do të flas,ndonëse rastet kur ke sjellë shpëtimjanë ku e ku më shumë nga sa mund të numëroj.*+ 16  Do të flas për bëmat e tua të fuqishme, o Zotëri Sovran Jehova! Drejtësinë tënde do të shpall, po, vetëm drejtësinë tënde. 17  O Perëndi, ti më ke mësuar që nga rinia,+ndaj s’pushoj së foluri edhe sot e kësaj dite për veprat e tua të mrekullueshme.+ 18  Edhe kur të jem i plakur e flokëzbardhur, o Perëndi, mos më braktis!+ Më lër t’i tregoj brezit tjetër për krahun tënd të fuqishëmdhe të gjithë atyre që do të vijnë, për fuqinë tënde.+ 19  Drejtësia jote, o Perëndi, arrin deri lart në qiej,+ti ke bërë sa e sa gjëra madhështore. Kush është si ti, o Perëndi?!+ 20  Ndonëse prej teje kam kaluar shumë vuajtje e të zeza,+përtërimi forcat, rigjallëromë sërish! Më nxirr nga skutat e thella* të tokës!+ 21  Më kthe sërish lavdinë që kisha! Më mbështill me krahët e tu të fuqishëm e më ngushëllo! 22  Atëherë do të të përlëvdoj me instrumentin me tela,e për besnikërinë tënde, o Perëndia im,+ do të të lëvdoj! O i Shenjti i Izraelit, për ty do të këndoj lavde* me harpë! 23  Buzët e mia do të lëshojnë britma gëzimisa herë të këndoj lavde për ty,+sepse ti më ke shpëtuar jetën.*+ 24  Me gojën time, drejtësisë sate do t’i bëj jehonë* tërë ditën e ditës,+sepse ata që duan të më rrënojnë, do të turpërohen e do të poshtërohen.+

Shënimet

Ose «Përkulu e më dëgjo».
Ose «siguria ime».
Ose «të rrok me mendje».
Ose «ujërat e thella».
Ose «do të luaj melodi».
Fjalë për fjalë «më ke shpenguar shpirtin». Shih Fjalorthin, «Shpërblesa; Shpengimi».
Ose «për drejtësinë tënde do të flas nën zë».