Psalmi 78:1-72

  • Izraeli s’tregoi besim; Perëndia u kujdes

    • ‘Do t’i tregojmë brezit që do të vijë’ (2-8)

    • «Nuk treguan besim te Perëndia» (22)

    • ‘Gruri i qiellit’ (24)

    • «Ia copëtuan zemrën të Shenjtit të Izraelit» (41)

    • Nga Egjipti në Tokën e Premtuar (43-55)

    • «E sfidonin pareshtur Perëndinë» (56)

Maskil.* Psalm i Asafit.+ 78  Dëgjoje, o populli im, ligjin tim!* Vërua veshin fjalëve të gojës sime!   Do të them një proverb,do të tregoj gjëegjëza të kohëve të lashta.+   Gjërat që kemi dëgjuar e që i dimë,ato që vetë etërit tanë na kanë treguar,+   nuk do t’ua fshehim bijve të tyre;po, brezit që do të vijë, do t’i tregojmë+për veprat e lavdishme të Jehovaitpër forcën e tij,+ për mrekullitë që ka bërë.+   Jakobit i dha një rregull* dhe një ligj nxori në Izrael;paraardhësit tanë urdhëroi, që këto t’ua tregonin fëmijëve të tyre,+   që brezi i ardhshëm, fëmijët që do të lindnin,t’i dinin+ e t’ua tregonin fëmijëve të tyre.+   Atëherë Perëndia do të ishte për ta burim sigurie. Ata nuk do t’i harronin veprat e Perëndisë,+por do t’i zbatonin urdhërimet e tij.+   Atëherë nuk do t’u ngjanin paraardhësve të tyre,një brezi kokëfortë e rebel,+një brezi me zemër të lëkundur,*+një brezi me zemër* të pabesë ndaj Perëndisë.   Efraimitët ishin të armatosur me harqe,por u sprapsën ditën e betejës. 10  Ata s’e respektuan besëlidhjen me Perëndinë+dhe refuzuan të ecnin sipas ligjit të tij.+ 11  Edhe veprat e tij i harruan,+veprat e mrekullueshme që shpalosi para tyre.+ 12  Në sy të paraardhësve të tyre ai bëri mrekulli,+në vendin e Egjiptit, në rajonin e Zoanit.+ 13  Ndau detin që t’i linte të kalonin,bëri që ujërat të ngriheshin si mure.*+ 14  Ditën u printe me një re,kurse natën, me dritën e një zjarri.+ 15  Çau shkëmbinj në shkretëtirë,i la të pinin me bollëk, si nga uji që gufon nga thellësia e tokës.+ 16  Nga shkrepi nxori ujë, që vërshoi si lumë.+ 17  Por ata vazhduan të mëkatonin kundër tijkur ngritën krye kundër Më të Lartit në shkretëtirë.+ 18  Zemra i shtyu që Perëndinë të sfidonin;*+i kërkonin ushqimin që e dëshironin aq shumë. 19  Kështu ngritën zërin kundër Perëndisë e thanë: «A shtron dot Perëndia një sofër në shkretëtirë?»+ 20  Ja, ai goditi një shkëmb,e ujërat rrodhën e përrenjtë vërshuan.+ «Po bukë, a na jep dot? A mund t’i japë mish popullit të tij?»+ 21  Jehovait i hipi zemërimi kur i dëgjoi;+zjarr+ u ndez kundër Jakobit,po, i vloi zemërimi kundër Izraelit,+ 22  se nuk treguan besim te Perëndia,+nuk patën besim se ai mund t’i shpëtonte. 23  Atëherë u dha urdhër qiejve të veshur me redhe hapi dyert e qiellit. 24  Pareshtur u solli manë nga lart, që të hanin,me grurin e qiellit i ushqeu.+ 25  U dha të hanin bukën e të fuqishmëve,*+u siguroi ushqim sa të ngopeshin.+ 26  E ngriti erën e lindjes në qiell,me forcën e tij e bëri jugën të frynte.+ 27  Derdhi si shi mbi ta aq shumë mish sa pluhuri i tokës,aq shumë zogj sa rëra në breg të detit. 28  Bëri që këta të binin në mes të kampit,rreth e qark tendave të tij. 29  Ai u dha ç’u deshi shpirtidhe ata hëngrën sa u dendën.+ 30  Por para se të ngopnin grykësinë e tyre,kur ushqimin e kishin ende në gojë, 31  zemërimi i Perëndisë u ndez kundër tyre;+ai i vrau më të fuqishmit mes tyre,+i shembi përtokë djemtë e rinj të Izraelit. 32  Mirëpo ata mëkatuan edhe më shumë+e nuk treguan besim në veprat e tij të mrekullueshme.+ 33  Atëherë ai u dha fund ditëve të tyre si të ishin avull,+e viteve të tyre, me anë të tmerreve të papritura. 34  Por sa herë që vriste disa nga ata, populli e kujtonte,+kthehej e kërkonte sërish Perëndinë. 35  Kujtoheshin që Shkëmbi i tyre ishte Perëndia,+që Perëndia Më i Lartë ishte Shpenguesi* i tyre.+ 36  Por me gojë u munduan ta mashtronin,e përdorën gjuhën për ta gënjyer. 37  S’ishin të vendosur në zemër që t’i shërbenin,+nuk i ndenjën besnikë besëlidhjes që kishin bërë me të.+ 38  Por ai ishte i mëshirshëm,+ua falte* fajin e nuk i zhdukte nga faqja e dheut.+ Shumë herë e ndali zemërimin+ e nuk e shfreu gjithë tërbimin e tij, 39  sepse nuk harronte që ishin veçse njerëz,*+veçse erë që fryn tutje e s’kthehet më.* 40  Sa herë ngritën krye kundër tij në shkretëtirë,+sa herë e lënduan në vendin e shkretë!+ 41  Sa e sa herë e vunë në provë Perëndinë+dhe ia copëtuan* zemrën të Shenjtit të Izraelit. 42  Harruan me ç’dorë të fuqishmei shpëtoi* ditën kur i çliroi nga armiku;+ 43  harruan si bëri shenja në Egjipt,+dhe mrekulli në rajonin e Zoanit; 44  harruan si i shndërroi kanalet e Nilit në gjak,+që të mos pinin nga rrjedhat e tij. 45  Ai dërgoi mbi egjiptianët re zekthash që t’i mundonin me pickime,+u dërgoi bretkosa që ta rrënonin vendin.+ 46  Të korrat e tyre ua dha karkalecave të pangopure frytin e mundit të tyre ua la karkalecave migrues.+ 47  Hardhitë e tyre i shkatërroi me breshër,+fiqtë e Egjiptit i rrënoi me breshër kokërrmadh. 48  Kafshët e tyre të barrës i la në dorë të breshrit,+bagëtitë ua dha rrufeve.* 49  Lëshoi mbi ta zemërimin e tij të zjarrtë,furi, indinjatë, vuajtje dhe ushtri engjëjsh që sollën të këqija. 50  Zemërimit të tij i hapi rrugë e nga vdekja nuk i kurseu;*jetën e tyre e la në dorë të murtajës. 51  Në fund goditi tërë të parëlindurit e Egjiptit,+çdo fryt të parë që lindi* në tendat e Kamit. 52  Pastaj e nxori popullin e tij prej andej si të ishin dele+e si kope i priu në shkretëtirë. 53  Të sigurt ndiheshin teksa ai u printe,aspak s’u frikësuan,+ se armiqtë i mbuloi deti.+ 54  Në territorin e tij të shenjtë i çoi,+në rajonin malor që shtiu në dorë me të djathtën e tij.+ 55  Para syve të tyre i dëboi kombet;+u caktoi një trashëgimi me litarin për matje+dhe çdo fis i Izraelit banoi në shtëpinë e vet.+ 56  Por ata e sfidonin* pareshtur Perëndinë, Më të Lartin,kundër tij ngrinin krye,+ e përkujtuesve të tij s’u kushtonin vëmendje.+ 57  E braktisnin dhe ishin po aq të pabesë sa paraardhësit e tyre;+ishin po aq të pabesë sa ç’është një hark i shtendosur.+ 58  Me vendet e larta* e fyenin,+me shëmbëlltyrat e skalitura ia ndiznin zemërimin.*+ 59  Perëndia e pa këtë dhe i vloi zemërimi,+ndaj Izraelin e hodhi poshtë krejt. 60  Në fund braktisi tabernakullin e Shilohut,+po, tendën ku kishte banuar mes njerëzve.+ 61  Simbolin e forcës së tij e la të binte në robëri,shkëlqimin e tij e la në dorë të kundërshtarit.+ 62  Popullin e vet ia dorëzoi shpatës+dhe i vloi zemërimi kundër trashëgimisë së tij. 63  Të rinjtë e tyre i përpiu zjarrie për virgjëreshat s’u kënduan* këngë dasme. 64  Priftërinjtë ranë të vdekur nga shpata+e vejushat e tyre nuk derdhën lot.+ 65  Pastaj Jehovai u zgjua si nga gjumi,+si zgjohet një i fuqishëm+ kur bëhet esëll nga vera. 66  Kundërshtarët e vet i sprapsi+ dhe i poshtëroi njëherë e mirë. 67  Tendën e Jozefit e hodhi poshtëdhe nuk e zgjodhi fisin e Efraimit. 68  Por zgjodhi fisin e Judës,+malin Sion, të cilin e ka shumë për zemër.+ 69  Shenjtëroren e tij e bëri aq të qëndrueshme sa qiejt,*+të patundur si toka, që e ka themeluar të qëndrojë përjetë.+ 70  Zgjodhi Davidin,+ shërbëtorin e tij,dhe e mori nga vathat e deleve+ 71  tek kujdesej për delet që mëndnin. E bëri barí të Jakobit, popullit të tij,+po, të Izraelit, trashëgimisë së tij.+ 72  Ai i kulloti me një zemër plot integritet*+dhe u priu me zotësinë e duarve.+

Shënimet

Ose «Dëgjoji, o populli im, mësimet e mia!»
Ose «një përkujtues».
Fjalë për fjalë «të papërgatitur».
Ose «frymë». Shih Fjalorthin.
Ose «digë».
Fjalë për fjalë «të vinin në provë».
Ose «e engjëjve».
Ose «Hakmarrësi».
Fjalë për fjalë «ua mbulonte».
Fjalë për fjalë «mish».
Një mundësi tjetër «që fryma ikën e nuk kthehet më».
Ose «ia hidhëruan».
Fjalë për fjalë «i shpengoi». Shih Fjalorthin, «Shpërblesa; Shpengimi».
Një mundësi tjetër «etheve përvëluese».
Ose «nuk ua kurseu shpirtin».
Ose «fillimin e fuqisë së tyre riprodhuese».
Fjalë për fjalë «e vinin në provë».
Ose «e bënin xheloz».
Fjalë për fjalë «virgjëreshat e tij nuk u lëvduan».
Fjalë për fjalë «Shenjtëroren e ngriti si majat e larta».