Psalmi 8:1-9

  • Lavdia e Perëndisë dhe lavdia e njeriut

    • «Sa i madhërishëm është emri yt!» (1, 9)

    • «Ç’është vdekatari?!» (4)

    • Njeriu kurorëzohet me shkëlqim (5)

Për mjeshtrin e korit; të luhet në gitith.* Këngë e Davidit. 8  O Jehova, Zotëria ynë, sa i madhërishëm është emri yt në mbarë tokën! Lavdia jote qëndron ku e ku më lart se qiejt!*+   Përmes gojës së fëmijëve dhe të foshnjave+u ke treguar kundërshtarëve ç’forcë ke,që armiqve të tu mizorë t’ua mbyllësh gojën.   Kur shoh qiejt, veprën e duarve* të tua,hënën dhe yjet që ke bërë,+ mendoj:   ç’është vdekatari që ta mbash në mendje?! Ç’është biri i njeriut që të kujdesesh për të?!+   Ti e bëre pak më të ulët se engjëjt*dhe e kurorëzove me lavdi e shkëlqim.   Ti ia besove gjithë veprat e duarve të tua,+vure çdo gjë nën këmbët e tij:   gjithë kopetë dhe tufat e bagëtive,madje edhe kafshët e egra,+   zogjtë e qiellit dhe peshqit e detit,gjithçka që përshkon shtigjet detare.   O Jehova, Zotëria ynë, sa i madhërishëm është emri yt në mbarë tokën!

Shënimet

Një mundësi tjetër «Shkëlqimi yt lëvdohet mbi qiejt!»
Fjalë për fjalë «e gishtërinjve».
Ose «se krijesat qiellore».