Psalmi 80:1-19

  • Lutje drejtuar Bariut të Izraelit për pëlqimin e tij

    • «O Perëndi, na jep sërish pëlqimin tënd» (3)

    • Izraeli si një hardhi për Perëndinë (8-15)

Për mjeshtrin e korit; sipas melodisë: «Zambakët.» Përkujtues. Psalm i Asafit.+ Këngë. 80  O Barí i Izraelit, ti që i prin Jozefit si të ishte një kope,+ dëgjo! Rrezato,* ti që ulesh në fron mbi kerubinë!*+   Tregoje fuqinë tënde si më parë+para Efraimit, Beniaminit e Manaseut. Eja e na shpëto!+   O Perëndi, na jep sërish pëlqimin tënd!+ Shndrittë mbi ne buzëqeshja jote miratuese, që të shpëtojmë!+   O Jehova, Perëndi i ushtrive,deri kur do të të vlojë zemërimi kundër popullit tënd? Deri kur do ta hedhësh tej* lutjen e tij?+   Ti na ushqen me lot në vend të bukëse na bën të gëlltitim lotët që na shkojnë çurg.   Ti na ke kthyer në mollë sherri për fqinjët tanë;armiqtë na përqeshin si t’u pëlqejë.+   O Perëndi i ushtrive, na jep sërish pëlqimin tënd! Shndrittë mbi ne buzëqeshja jote miratuese, që të shpëtojmë!+   Nga Egjipti ti nxore një hardhi+e për ta mbjellë, përzure kombe.+   Ia bëre gati tokën e ajo lëshoi rrënjë,gjithë vendin e mbushi.+ 10  Me hijen e saj u mbuluan malet,me degët e saj, cedrat e Perëndisë. 11  Degët e saj arritën deri në det,dhe filizat deri te Lumi.*+ 12  Pse ia shembe vreshtit muret prej guri?+ Tani çdo kalimtar mund të këputë frytin e tij.+ 13  Derrat e egër të pyllit e përlajnëdhe kafshët e egra të tokës ushqehen me të.+ 14  O Perëndi i ushtrive, kthehu, të lutem! Ktheji sytë e nga qielli shiko poshtë! Kujdesu për këtë hardhi,+ 15  për kalemin* që mbolli dora jote e djathtë;+hidhi sytë mbi filizin* që e forcove për veten tënde.+ 16  Atë e prenë, e dogjën, e bënë shkrumb e hi;+populli po merr fund nga kërcënimi yt.* 17  I ardhtë në ndihmë dora jote atij që është në të djathtën tënde,birit të njeriut që e forcove për veten tënde!+ 18  Atëherë nuk do të largohemi më nga ti;na lër gjallë, që të thërrasim emrin tënd. 19  O Jehova, Perëndi i ushtrive, na jep sërish pëlqimin tënd! Shndrittë mbi ne buzëqeshja jote miratuese, që të shpëtojmë!+

Shënimet

Ose «Trego shkëlqimin tënd».
Një mundësi tjetër «mes kerubinëve!»
Ose «do të të vlojë zemërimi kundër».
Domethënë, Eufrati.
Ose «degën».
Ose «birin».
Ose «nga vështrimi yt kërcënues».