Psalmi 86:1-17

  • S’ka asnjë perëndi si Jehovai

    • Jehovai mezi pret të falë (5)

    • Të gjitha kombet do të adhurojnë Jehovain (9)

    • «Mësomë udhën tënde» (11)

    • «Më jep një zemër të vetme» (11)

Lutje e Davidit. 86  Ktheje veshin nga unë,* o Jehova, e m’u përgjigj,se jam i munduar e i mjerë.+   Mbroma jetën, se jam besnik;+shpëtoje shërbëtorin tënd që ka besim te ti,se veç ty të kam Perëndi.+   Ji zemërmirë me mua, o Jehova,+se gjithë ditën ty të thërras.+   Mbushe me gëzim shërbëtorin tënd,sepse drejt teje i ngre sytë, o Jehova.   Se ti, o Jehova, je i mirë+ dhe mezi pret të falësh;+me dashuri besnike i mbulon të gjithë ata që të thërrasin për ndihmë.+   Dëgjoje lutjen time, o Jehova,dhe kushtoju vëmendje përgjërimeve të mia për ndihmë.+   Në ditë halli do të të thërras për ndihmë,+sepse ti do të më përgjigjesh.+   O Jehova, s’ka asnjë perëndi si ti,+nuk ka si veprat e tua.+   Të gjitha kombet që ke bërë,do të vijnë e do të përkulen para teje, o Jehova,+dhe emrit tënd do t’i japin lavdi,+ 10  se ti je i madh e bën gjëra të mahnitshme;+veç ti je Perëndi, po, veç ti.+ 11  Mësomë udhën tënde, o Jehova,+sepse do të eci sipas së vërtetës sate.+ Më jep një zemër të vetme* që të nderoj thellësisht emrin tënd.+ 12  Me gjithë shpirt të lëvdoj, o Jehova, Perëndia im,+ përjetë emrit tënd do t’i jap lavdi, 13  se e madhe është dashuria jote besnike ndaj meje,se nga skutat e thella të Varrit* më shpëtove.*+ 14  O Perëndi, arrogantët* ngrihen kundër meje;+një bandë mizore më është qepur për të më marrë jetëne aspak s’duan t’ia dinë për ty.+ 15  Por ti, o Jehova, je Perëndi i mëshirshëm dhe i dhembshur,*nuk zemërohesh shpejt dhe je plot dashuri* e besnikëri.*+ 16  Ktheji sytë nga unë e ji zemërmirë me mua!+ Jepi shërbëtorit tënd nga forca jote!+ Shpëtoje birin e skllaves sate! 17  Tregomë një shenjë* të mirësisë sate,që kush më urren, ta shohë e t’i vijë turp,se ti, o Jehova, je ndihma e ngushëllimi im.

Shënimet

Ose «Përkulu dhe më dëgjo».
Ose «të bashkuar; të pandarë».
Ose «të Sheolit», pra, të varrit të përbashkët të njerëzimit. Shih Fjalorthin.
Ose «ma shpëtove jetën; shpirtin».
Ose «ata që i kalojnë caqet me arrogancë».
Ose «hirmadh».
Ose «dashuri besnike».
Ose «e të vërtetë».
Ose «provë».