Psalmi 88:1-18

  • Lutje për të shpëtuar nga vdekja

    • «Jeta ime është buzë Varrit» (3)

    • ‘Çdo mëngjes ty të lutem’ (13)

Këngë e bijve të Korahut.+ Për mjeshtrin e korit; në stilin mahalath,* të këndohet duke alternuar zërat. Maskil* i Hemanit,+ ezrahitit. 88  O Jehova, Perëndi i shpëtimit tim,+të thërras ditën, madje edhe natën vij para teje.+   Ardhtë lutja ime te ti!+ Ktheje veshin nga* thirrja ime për ndihmë,+   se shpirti* im ka hequr mjaft të zeza,+e jeta ime është buzë Varrit.*+   Tashmë më kanë llogaritur mes atyre që përfundojnë në gropë;*+jam krejt i pashpresë,*+   i lënë mes të vdekurve,si të vrarët që dergjen në varr,që ti i ke fshirë nga kujtesae që nuk janë më nën përkujdesin* tënd.   Më fute në gropën më të thellë,në skutat më të errëta, në një humnerë.   Mbi mua rëndon zemërimi yt i furishëm,+dhe dallgët e tua të tërbuara më kanë përpirë. (Selah)   Miqtë m’i largove;+ më bëre të pështirë për ta. Jam i zënë në kurth e s’kam nga t’ia mbaj.   Sytë më janë venitur nga mundimi.+ O Jehova, gjithë ditën e ditës të thërras;+drejt teje i shtrij duart në lutje. 10  Mos do të bësh ndonjë mrekulli në sy të të vdekurve?! Mos do të ngrihen e të të lëvdojnë ata që dergjen të pafuqishëm në vdekje?!+ (Selah) 11  Mos do të shpallet në varr dashuria jote besnike?! Mos do t’i bëhet jehonë besnikërisë sate në vendin e shkatërrimit?!* 12  Mos do të vihen re mrekullitë e tua në errësirë?! Mos do të dallohet drejtësia jote në vendin e harresës?!+ 13  Por prapëseprapë, o Jehova, ty të thërras për ndihmë,+çdo mëngjes, lutja ime vjen te ti.+ 14  Pse, o Jehova, më hedh tej?+ Pse i largon sytë* nga unë?+ 15  Që nga rinia kam vuajtur e kam qenë buzë vdekjes;+jam mpirë i tëri nga gjithë të këqijat që ti lejon të heq. 16  Zemërimi yt i zjarrtë më zë frymën;+tmerret e tua më vënë përfund; 17  gjatë gjithë ditës më rrethojnë ngado si ujëra,nga tërë anët* më sulmojnë. 18  Miq e shokë m’i ke larguar,+e veç errësira më bën shoqëri.

Shënimet

Ose «Përkulu dhe dëgjo».
Ose «Sheolit», pra, varrit të përbashkët të njerëzimit. Shih Fjalorthin.
Ose «si një burrë pa pikë force».
Ose «varr».
Fjalë për fjalë «dorën».
Ose «në Abadon?!»
Fjalë për fjalë «e fsheh fytyrën».
Një mundësi tjetër «të gjitha njëherësh».