Psalmi 89:1-52

  • Këndojmë për dashurinë besnike të Jehovait

    • Besëlidhja me Davidin (3)

    • Pasardhësi i Davidit do të qëndrojë përjetë (4)

    • I mirosuri i Perëndisë e quan «Ati im» (26)

    • Besëlidhja davidike është e sigurt (34-37)

    • Njeriu s’i shpëton dot varrit (48)

Maskil.* Psalm i Etanit,+ ezrahitit. 89  Përjetë do të këndoj për dashurinë besnike që më ke treguar, o Jehova;goja ime do t’i bëjë jehonë besnikërisë sate brez pas brezi,   se thashë: «Dashuria jote besnike do të mbetet* sa të jetë jeta;+besnikërinë tënde e ke vendosur mbi themele të forta në qiej.»   Ti the: «Me të zgjedhurin tim kam bërë një besëlidhje;+Davidit, shërbëtorit tim, i jam betuar:+   ‘Do ta bëj të qëndrueshëm trashëgimtarin* tënd+ përjetëdhe do ta bëj të patundur fronin tënd brez pas brezi.’»+ (Selah)   Qiejt të përlëvdojnë për mrekullitë e tua, o Jehova,po, kongregacioni i të shenjtëve* të përlëvdon për besnikërinë tënde.   Në qiej, kush mund të krahasohet me Jehovain?+ Mes bijve* të Perëndisë,+ kush është si Jehovai?   Perëndia nderohet thellësisht në asamblenë e të shenjtëve;+ai është i madhërishëm e u ngjall respekt të thellë të gjithë atyre që ka përqark.+   O Jehova, Perëndi i ushtrive, ti je i fuqishëm. Kush është si ti, o Jah?+ Besnikëria jote të rrethon ngado.+   Detet e egërsuara ti i qetëson+e dallgët e tërbuara ti i fashit.+ 10  Rahabën* e munde,+ për vdekje e godite;+me krahun tënd të fortë i davarite armiqtë.+ 11  Qielli është yti, jotja është edhe toka;+ti e themelove tokën e banuar e gjithçka në të.+ 12  Ti e krijove veriun e jugun;Tabori+ e Hermoni+ lëvdojnë emrin tënd plot hare. 13  Krahu yt është i fuqishëm;+dora jote është e fortë;+e djathta jote është lartësuar.+ 14  Drejtësia e gjykimi janë themeli i fronit tënd;+dashuria* e besnikëria qëndrojnë gjithnjë përpara teje.+ 15  Lum populli që brohoret gëzueshëm,+ o Jehova,ngaqë gëzon buzëqeshjen tënde miratuese!* 16  Falë emrit tënd, gëzon gjatë gjithë ditës,falë drejtësisë sate, ai lartësohet, 17  se ti je lavdia dhe fuqia e tij;+kur gëzojmë pëlqimin tënd, na shtohet fuqia.*+ 18  Falë teje, o Jehova, kemi mburojën tonë,se mbreti ynë të përket ty, o i Shenjti i Izraelit.+ 19  Në atë kohë u fole besnikëve të tu në një vegim:* «Një trim të fuqishëm kam forcuar;+kam lartësuar një të zgjedhur nga populli.+ 20  Kam gjetur Davidin, shërbëtorin tim,+e me vaj të shenjtë e kam mirosur.*+ 21  Dora ime do ta mbështetë,+krahu im do t’i japë forcë. 22  Asnjë armik nuk do të kërkojë haraç* prej tij,asnjë i padrejtë nuk do ta shtypë.+ 23  Copë-copë do t’i bëj kundërshtarët para syve të tij+e kam për t’i zhdukur ata që e urrejnë.+ 24  Do t’i tregoj besnikëri dhe dashuri,*+e falë emrit tim do t’i shtohet fuqia.* 25  Ai do ta shtrijë dorën* mbi det,e mbi lumenj, dorën e tij të djathtë.+ 26  Ai do të më thërrasë: ‘Ti je Ati im,Perëndia im dhe Shkëmbi i shpëtimit tim.’+ 27  Unë do ta caktoj si të parëlindur,+si më të lartin e mbretërve të dheut.+ 28  Dashuria besnike që kam për të nuk do të shuhet kurrë;+unë nuk kam për ta shkelur asnjëherë besëlidhjen që bëra me të.+ 29  Do ta bëj të qëndrueshëm trashëgimtarin* e tij përjetëdhe fronin e tij do ta bëj të patundur si qiejt.+ 30  Nëse bijtë e tij e lënë ligjin time nuk ecin sipas dekreteve të mia,* 31  nëse i shkelin statutet e mia,dhe nuk zbatojnë urdhërimet e mia, 32  atëherë do t’i ndëshkoj me shkop për mosbindjen*+e do t’i fshikulloj për fajin e tyre. 33  Sidoqoftë, dashuria ime besnike nuk do t’i mungojë kurrë;+premtimin që i bëra, do ta mbaj. 34  Besëlidhjen time nuk do ta shkel+e nuk do t’i ha fjalët që dalin nga buzët e mia.+ 35  U betova për shenjtërinë time një herë e mirë,se nuk do t’i them gënjeshtra Davidit.+ 36  Trashëgimtari* i tij do të mbetet në jetë të jetëve+dhe froni i tij do të qëndrojë përpara meje sa të jetë dielli.+ 37  Do të vendoset patundshmërisht jetë e motsi hëna, dëshmitare e besueshme në qiej.» (Selah) 38  Por ti vetë e ke flakur tej, e ke hedhur poshtë;+të është ndezur zemërimi kundër të mirosurit tënd. 39  I ke vënë shkelmin besëlidhjes që bëre me shërbëtorin tënd;e ke përdhosur kurorën* e tij duke e hedhur përtokë. 40  Tërë muret* e tij të gurta i shembe;fortifikatat ia katandise në rrënoja. 41  Të gjithë ata që i kalojnë pranë, e zhvatin;në sytë e fqinjëve është bërë gazi i botës.+ 42  Kundërshtarëve të tij u dhe fitoren;*+të gjithë armiqtë e tij i gëzove pa masë. 43  Edhe shpatës së tij ia ke mpirë tehun*e në betejë nuk i ke dhënë mbështetje. 44  Shkëlqimin ia ke shuar krejt,fronin përtokë ia ke vërvitur. 45  Ditët e rinisë ia ke shkurtuar,e ke veshur me turp kokë e këmbë. (Selah) 46  O Jehova, deri kur do të fshihesh nga ne? Përgjithmonë?+ A do të djegë gjithnjë si zjarr tërbimi yt? 47  Kujto sa e shkurtër është jeta ime.+ Më kot i krijove të gjithë njerëzit?! 48  Cili është ai që rron e nuk vdes?!+ A mund ta shpëtojë njeri veten* nga kthetrat e Varrit?!* (Selah) 49  O Jehova, ku është dashuria besnike që tregoje dikur? Dashuria për të cilën iu betove Davidit falë besnikërisë sate?+ 50  Kujto, o Jehova, si i kanë përbuzur shërbëtorët e tu,kujto si më duhet të duroj* përbuzjen e tërë popujve, 51  kujto, o Jehova, si e kanë fyer armiqtë e tutë mirosurin tënd në çdo hap që hedh. 52  Lëvduar qoftë Jehovai në jetë të jetëve! Amin, po, Amin!+

Shënimet

Ose «do të jetë e qëndrueshme».
Fjalë për fjalë «farën». Në hebraisht kjo fjalë mund të nënkuptojë edhe shumësin. Shih Fjalorthin.
Ose «i engjëjve të shenjtë».
Ose «engjëjve».
Mund t’i referohet Egjiptit ose faraonit.
Ose «dashuria besnike».
Ose «ecën nën dritën e fytyrës sate».
Fjalë për fjalë «na lartësohet briri».
Ose «dashuri besnike».
Fjalë për fjalë «do t’i lartësohet briri».
Ose «autoritetin».
Fjalë për fjalë «farën». Në hebraisht kjo fjalë mund të nënkuptojë edhe shumësin. Shih Fjalorthin.
Ose «vendimeve të mia gjyqësore».
Ose «rebelimin».
Fjalë për fjalë «Fara». Shih Ps 89:4.
Ose «diademën».
Ose «strehët».
Fjalë për fjalë «Dorën e djathtë të kundërshtarëve të tij e lartësove».
Domethënë, është bërë e padobishme.
Ose «shpirtin e vet».
Ose «pushteti i Varrit?!» Fjalë për fjalë «dora e Sheolit», pra, të varrit të përbashkët të njerëzimit. Shih Fjalorthin.
Fjalë për fjalë «të mbaj në gji».