Psalmi 91:1-16

  • Mbrojtje në vendin e fshehtë të Perëndisë

    • ‘Ai do të të çlirojë nga gjahtari i zogjve’ (3)

    • Strehë nën krahët e Perëndisë (4)

    • I sigurt, ndonëse mijëra bien (7)

    • Engjëjt urdhërohen të na ruajnë (11)

91  Ai që banon në vendin e fshehtë të Më të Lartit,+do të gjejë strehë nën hijen e krahëve të të Plotfuqishmit.+   Do t’i them Jehovait: «Ti je streha dhe kalaja ime,+Perëndia im, tek i cili kam besim.»+   Vërtet, ai do të të çlirojë nga laku i gjahtarit të zogjve,do të të shpëtojë nga murtaja vdekjeprurëse.   Me pendët e tij do të të mbulojë,*e ti do të gjesh strehë nën krahët e tij.+ Besnikëria e tij+ do të jetë si një mburojë e madhe,+ si një mur* mbrojtës.   Asnjë tmerr i natës nuk do të të frikësojë,+as shigjeta që endet lart e poshtë ditën,+   as murtaja që të përgjon në terr,as shkatërrimi që bën kërdinë në mes të ditës.   Një mijë do të bien në krahun tënde dhjetë mijë në të djathtën tënde,por ty vetë nuk do të të ndodhë asgjë.+   Ke për ta parë me sytë e tukur të ndëshkohen* të ligjtë,   sepse ke thënë: «Jehovai është streha ime»,dhe e ke bërë Më të Lartin strehën* tënde të sigurt.+ 10  Asnjë e keqe nuk do të të bjerë,+asnjë plagë nuk do t’i afrohet tendës sate, 11  sepse ai do t’u japë urdhër engjëjve të vet+ për ty,që të të ruajnë në çdo udhë tënden.+ 12  Ata do të të mbajnë në duar,+që këmba jote të mos përplaset në asnjë gur.+ 13  Luanin e ri dhe kobrën do t’i shkelësh;luanin me krifë dhe gjarprin e madh do t’i shtypësh.+ 14  Perëndia tha: «Meqë më ka për zemër,* do ta shpëtoj;+do ta mbroj ngaqë njeh* emrin tim.+ 15  Ai do të më thërrasë, e unë do t’i përgjigjem.+ Kur të jetë në hall, unë do t’i rri pranë,+do ta shpëtoj e do t’i jap lavdi. 16  Do t’i dhuroj jetë të gjatë+e do t’i tregoj dorën time shpëtimtare.»+

Shënimet

Ose «nuk do të lejojë të të afrohet kush».
Ose «si një ledh».
Fjalë për fjalë «të shpaguhen».
Ose «vendbanimin».
Fjalë për fjalë «ka marrë anën time».
Ose «pranon».