Psalmi 92:1-15
Këngë për ditën e sabatit.
92 Sa mirë është të të falënderosh ty, o Jehova!+
Sa mirë është të këndosh lavde* për emrin tënd, o Më i Larti,
2 t’i bësh jehonë dashurisë sate besnike+ mëngjes për mëngjesdhe besnikërisë sate natë për natë
3 me instrumentin me dhjetë tela dhe me llautë,me tingujt e ëmbël të harpës!+
4 Se ti, o Jehova, me bëmat e tua më ke sjellë gëzim;
se veprat e duarve të tua më nxitin të brohoras plot hare.
5 Sa të mëdha janë veprat e tua, o Jehova!+
Sa të thella janë mendimet e tua!+
6 Asnjë i pamend s’mund t’i njohë;asnjë i marrë s’e kupton dot këtë:+
7 të ligjtë mbijnë si bari i keqdhe ata që bëjnë veç keq lulëzojnë,vetëm që të shfarosen një herë e mirë.+
8 Kurse ti, o Jehova, do të jesh i lartësuar në jetë të jetëve.
9 Shiko triumfues disfatën e armiqve të tu, o Jehova,po, shiko si do të vdesin armiqtë e tu;ti do t’i shpartallosh ata që bëjnë veç keq.+
10 Kurse mua do të më bësh të fortë* si një dem të egër;me vajin më të mirë do të lyhem.+
11 Sytë e mi do të shohin triumfues disfatën e armiqve të mi;+kam për ta dëgjuar me veshët e mi kur të rrënohen të ligjtë që më sulmojnë.
12 Kurse i drejti do të lulëzojë si palma,do të rritet madhështor si cedri në Liban.+
13 Ata janë mbjellë në shtëpinë e Jehovaite lulëzojnë në oborret e Perëndisë tonë.+
14 Do të jenë të frytshëm* edhe kur të jenë flokëzbardhur;*+do të mbeten gjithnjë plot gjallëri* e freski,+
15 që të shpallin se Jehovai është i drejtë.
Ai është Shkëmbi im,+ tek i cili nuk ka padrejtësi.