Psalmi 93:1-5
93 Jehovai është bërë Mbret!+
Mantelin e madhështisë ka hedhur krahëve!
Jehovai është veshur me fuqie si një brez e mban të ngjeshur në mes.
Toka është ngritur mbi themele të forta e nuk luan vendit.*
2 Froni yt u themelua patundshmërisht kohë më parë;+ti ke ekzistuar që nga përjetësia.+
3 Lumenjtë vërshojnë, o Jehova,lumenjtë vërshojnë e buçasin,vazhdimisht vërshojnë e shkulmojnë.
4 Por ti, o Jehova, o i madhërishëm atje lart në qiej,je më i fuqishëm se ujërat e paana që buçasin,+më i fuqishëm se dallgët e detit që shkulmojnë.+
5 Përkujtuesit e tu janë shumë të denjë për besim.+
Shenjtëria ta stolis shtëpinë*+ përjetësisht, o Jehova!