Psalmi 94:1-23
94 O Jehova, Perëndi i hakmarrjes!+
O Perëndi i hakmarrjes, rrezato!
2 Ngrihu, o Gjykatës i dheut,+kthejua fodullëve siç e meritojnë!+
3 Deri kur, o Jehova?
Deri kur do të ngazëllojnë të ligjtë?+
4 Ata dërdëllisin e flasin plot arrogancë;të gjithë ata që bëjnë veç keq mburren për veten.
5 Popullin tënd, o Jehova, e dërrmojnë;+sa shumë e mundojnë trashëgiminë tënde.
6 Vejushën e të ardhurin i vrasin,jetimit* ia marrin jetën e thonë:
7 «Jah nuk na sheh.+
Perëndia i Jakobit nuk vë re.»+
8 Nuk kuptoni, o njerëz të pamend?
Kur do të tregoni gjykim të thellë, o të marrë?+
9 Ai që bëri veshin, vallë nuk mund të dëgjojë?
Ai që bëri syrin, vallë nuk mund të shikojë?+
10 Ai që ndreq kombet, vallë nuk mund të korrigjojë?+
Është pikërisht Ai që u jep njohuri njerëzve.+
11 Jehovai i njeh mendimet e njerëzve,e di që janë veçse kotësi.+
12 Lum njeriu që ti e ndreq, o Jah!+
Lum njeriu që ti e mëson me ligjin tënd,+
13 që të gjejë prehje gjatë ditëve të zeza,derisa të ligjtë të përfundojnë në gropë!+
14 Jehovai nuk do ta harrojë popullin e vet,+trashëgiminë e tij nuk do ta braktisë,+
15 se drejtësia do të vihet sërish në vend,dhe të gjithë njerëzit me zemër të sinqertë*do t’i mbështetin vendimet gjyqësore.
16 Kush do të më mbrojë nga të ligjtë?
Kush do të më bëhet krah kundër keqbërësve?
17 Po të mos ishte Jehovai ndihma ime,jeta ime do të kishte marrë fund* sa hap e mbyll sytë.+
18 Kur thosha: «Po më shkasin këmbët»,dashuria jote besnike, o Jehova, më mbante.+
19 Kur kisha përbrenda shumë mendime turbulluese,*ngushëllimet e tua ma ledhatonin shpirtin.*+
20 A mund të lidhë aleancë me ty një fron* i korruptuarteksa ai kurdis të keqen në emër të ligjit?!*+
21 Ata e sulmojnë egërsisht të drejtin+dhe e dënojnë me vdekje të pafajshmin.*+
22 Por Jehovai do të jetë kalaja* ime e sigurt,se Perëndia im është shkëmbi ku gjej strehë.+
23 Të ligjve do t’ua kthejë një për një të këqijat që kanë bërë vetë;+do t’i zhdukë nga faqja e dheut* me të zezat që vetë sollën.
Jehovai, Perëndia ynë, do t’i shuajë krejt.+
Shënimet
^ Ose «fëmijës pa baba».
^ Ose «të pastër; të ndershme».
^ Fjalë për fjalë «do të kishte rënë në heshtje».
^ Ose «Kur ankthet më mbytnin».
^ Ose «ti më ngushëlloje e më qetësoje».
^ Ose «një sundimtar; një gjykatës».
^ Ose «me anë të dekretit?!»
^ Fjalë për fjalë «dhe gjakun e të pafajshmit e shpallin fajtor (të lig)».
^ Ose «streha».
^ Fjalë për fjalë «do t’i bëjë të heshtin».