Psalmi 98:1-9
-
Jehovai, Shpëtimtar dhe Gjykatës i drejtë
-
Shpëtimi nga Jehovai është bërë i njohur (2, 3)
-
Këngë.
98 Këndojini Jehovait një këngë të re,+sepse ka bërë gjëra të mrekullueshme.+
Me të djathtën e tij, po, me krahun e tij të shenjtë ka sjellë shpëtim.*+
2 Jehovai e ka treguar qartë se është shpëtimtar;+para kombeve e ka shpalosur drejtësinë e vet.+
3 Shtëpisë së Izraelit s’ka harruar t’i tregojë dashuri* dhe besnikëri.+
Të gjitha skajet e tokës e kanë parë shpëtimin* që sjell Perëndia ynë.+
4 Brohoritni triumfues për Jehovain, të gjithë ju banorë të tokës!
Jini të gëzuar, lëshoni britma hareje e këndoni lavde!*+
5 Me harpë këndojini lavde Jehovait!
Po, nën tingujt e harpës këndojini një këngë të bukur!
6 Nën tingujt e trumbetave e të bririt+brohoritni triumfues para Jehovait, Mbretit!
7 Le të gjëmojë deti e çdo gjë që mban ai!
Le të brohorasë toka dhe tërë banorët e saj!
8 Le të duartrokasin lumenjtë!
Le të lëshojnë britma të gëzuara të gjitha malet bashkë+
9 para Jehovait, sepse ai po vjen* të gjykojë tokën.
Ai do ta gjykojë tokën e banuar me drejtësi+dhe gjithë popujt me paanësi.+