Rutha 4:1-22
4 Tani, Boazi shkoi te porta e qytetit+ dhe u ul atje. Kur ja, aty po kalonte riblerësi për të cilin kishte folur.+ Atëherë Boazi i tha: «O filan, eja e ulu këtu.» E ai shkoi e u ul.
2 Më pas Boazi mori dhjetë nga pleqtë e qytetit+ dhe u tha: «Uluni këtu.» Dhe ata u ulën.
3 Pastaj Boazi iu drejtua riblerësit:+ «Naomi, që u kthye nga fushat e Moabit,+ duhet të shesë tokën që i përkiste vëllait tonë, Elimelekut.+
4 Prandaj unë mendova të të vë në dijeni dhe të të them: ‘Blije në prani të banorëve dhe të pleqve të popullit tim.+ Nëse ke ndër mend ta riblesh, ribleje. Por nëse nuk do që ta riblesh, ma thuaj që ta di, sepse ti ke i pari të drejtën e riblerjes, dhe pas teje vij unë.’» Ai ia ktheu: «Do ta riblej unë.»+
5 Atëherë Boazi vazhdoi: «Ditën që do ta blesh arën nga Naomi, duhet ta blesh edhe nga moabitja Ruthë, gruaja e të ndjerit, me qëllim që emri i tij të rivendoset në trashëgimi.»+
6 Por riblerësi tha: «Unë nuk mund ta riblej, se rrezikoj të rrënoj trashëgiminë time. Ribleje ti me të drejtën time të riblerjes, sepse s’kam mundësi ta riblej.»
7 Në kohët e mëparshme në Izrael, që të bëhej i vlefshëm çdo lloj veprimi lidhur me të drejtën e riblerjes dhe me këmbimin e pronësisë, zakoni ishte ky: një burrë duhej të hiqte sandalen+ dhe t’ia jepte palës tjetër. Kështu tregohej se ishin dakord për një marrëveshje* në Izrael.
8 Prandaj, kur i tha Boazit: «Ribleje ti», riblerësi hoqi sandalen.
9 Atëherë Boazi u tha pleqve dhe gjithë popullit: «Sot ju jeni dëshmitarë+ se po blej nga Naomi gjithçka që i përkiste Elimelekut dhe gjithçka që i përkiste Kilionit e Mahlonit.
10 Gjithashtu po marr si grua moabiten Ruthë, gruan e Mahlonit, me qëllim që emri i të ndjerit të rivendoset në trashëgiminë e tij+ dhe të mos shuhet mes vëllezërve dhe nga porta e qytetit të tij. Sot ju jeni dëshmitarë.»+
11 Atëherë të gjithë ata që ishin te porta e qytetit bashkë me pleqtë, thanë: «Jemi dëshmitarë! Jehovai e bekoftë këtë grua që po hyn në shtëpinë tënde! Qoftë ajo si Rakela dhe Lea, dy gra që ndërtuan shtëpinë e Izraelit.+ Paç begati në Efratah+ dhe bëfsh emër të mirë* në Betlehem!+
12 U bëftë shtëpia jote si shtëpia e Perezit+ që Tamara i lindi Judës, falë pasardhësit që do të të japë Jehovai nga kjo e re!»+
13 Kështu Boazi mori Ruthën, dhe ajo u bë gruaja e tij. Ai pati marrëdhënie me të e me bekimin e Jehovait, ajo mbeti shtatzënë dhe lindi djalë.
14 Atëherë gratë i thanë Naomit: «Lëvduar qoftë Jehovai që nuk të la sot pa riblerës! U bëftë i njohur emri i tij* në Izrael!
15 Ai të ka dhënë përsëri jetë* dhe do të të mbështetë në pleqëri, sepse e ka sjellë në jetë nusja jote që të do+ dhe që është për ty më e mirë se shtatë djem.»
16 Naomi e mori fëmijën, e mbajti në gji dhe u kujdes për të.*
17 Pastaj fqinjet i vunë emrin dhe thanë: «Naomit i ka lindur një djalë», dhe e quajtën Obed.+ Ai është ati i Jeseut,+ atit të Davidit.
18 Tani, kjo është linja familjare* e Perezit:+ Perezit i lindi Hezroni. +
19 Hezronit i lindi Rami. Ramit i lindi Aminadabi.+
20 Aminadabit+ i lindi Nahasoni. Nahasonit i lindi Salmoni.
21 Salmonit i lindi Boazi. Boazit i lindi Obedi.
22 Obedit i lindi Jeseu+ dhe Jeseut i lindi Davidi.+