Sofonia 1:1-18

  • Dita e gjykimit e Jehovait është afër (1-18)

    • Dita e Jehovait po afrohet me të shpejtë (14)

    • Argjendi dhe ari nuk mund të sjellin shpëtim (18)

1  Fjala që Jehovai i drejtoi Sofonisë,* birit të Kushit, birit të Gedaliahut, birit të Amariahut, birit të Hezekisë, në ditët e Josisë,+ që ishte bir i Amonit+ dhe mbret i Judës:   «Unë do të fshij çdo gjë nga faqja e dheut,​—thotë Jehovai.+   Do të shfaros njerëz e kafshë. Do të shfaros zogjtë e qiellit dhe peshqit e detit,+gurët e pengesës*+ bashkë me të ligjtë.Njerëzimin do ta zhduk nga faqja e dheut,​—thotë Jehovai.   Do ta ngre dorën kundër Judësdhe kundër tërë banorëve të Jerusalemit. Do të zhduk nga ky vend çdo gjurmë të* Baalit,+priftërinjtë idhujtarë dhe emrin e priftërinjve të perëndive të huaja;+   ata që përkulen mbi tarraca para ushtrisë së qiejve;+ata që përkulen e betohen se do t’i qëndrojnë besnikë edhe Jehovait,+edhe Malkamit;+   ata që i kthejnë shpinën dhe nuk e ndjekin Jehovain;+ata që nuk e kërkojnë Jehovain dhe që nuk konsultohen me të.»*+   Heshtni para Zotërisë Sovran Jehova, sepse dita e Jehovait është afër.+ Jehovai ka përgatitur një flijim, ka shenjtëruar* të ftuarit e tij.   «Ditën kur unë, Jehovai, do të bëj një flijim, do t’u kërkoj llogari princave,bijve të mbretit+ dhe të gjithë atyre që vishen si njerëzit e kombeve.   Atë ditë do t’u kërkoj llogari të gjithë atyre që ngjiten në tribunë,*atyre që e mbushin shtëpinë e zotërinjve të tyre me dhunë e mashtrim.» 10  Jehovai thotë: «Atë ditëdo të dëgjohet një klithmë nga Porta e Peshqve,+një ulërimë nga Lagjja e Dytë e qytetit+dhe një zhurmë e madhe nga kodrat. 11  Ulërini, o banorë të Makteshit,*sepse të gjithë tregtarët u zhdukën;*të gjithë ata që peshojnë argjend u shfarosën. 12  Në atë kohë do të kontrolloj mirë me llamba nëpër Jerusalemdhe do t’u kërkoj llogari atyre që janë të vetëkënaqur* e që thonë me vete:* ‘Jehovai nuk do të bëjë as mirë, as keq.’+ 13  Pasurinë e tyre do ta zhvatin, dhe shtëpitë e tyre do t’i shkretojnë.+ Do të ndërtojnë shtëpi, por nuk do të banojnë në to,do të mbjellin vreshta, por nuk do ta pinë verën e tyre.+ 14  Dita e madhe e Jehovait është afër!+ Është afër dhe po vjen me të shpejtë!+ Tingulli i ditës së Jehovait është i hidhur.+ Atë ditë luftëtarët do të ulërijnë të dëshpëruar.+ 15  Ajo është një ditë furie,+ditë ankthi e brenge,+ditë shtrëngate e shkretimi,ditë errësire e zymtësie,+ditë resh e terri të zi,+ 16  ditë kur do të bjerë briri e do të jepet alarmi për luftë+kundër qyteteve të fortifikuara dhe kundër kullave të larta në qoshe të mureve.+ 17  Do t’i brengos njerëzitdhe ata do të ecin si të verbër,+sepse mëkatuan kundër Jehovait.+ Gjaku i tyre do të shpërndahet si pluhurdhe zorrët* e tyre si bajgë.+ 18  As argjendi e as ari i tyre nuk do të mund t’i shpëtojë ditën e furisë së Jehovait;+sepse zjarri i zellit të tij do të përpijë tërë tokën,+dhe ai do t’i shfarosë të gjithë banorët e dheut, e kjo do të jetë vërtet e tmerrshme.»+

Shënimet

Do të thotë «Jehovai ka fshehur (ka ruajtur si thesar)».
Ka të ngjarë, objektet ose veprimtaritë që lidheshin me idhujtarinë.
Ose «ç’të mbetet nga».
Ose «nuk kërkojnë drejtimin e tij».
Shih Fjalorthin, «Shenjtërimi».
Ose «podium; prag». Ka mundësi të ishte tribuna e fronit të mbretit.
Me sa duket një pjesë e Jerusalemit afër Portës së Peshqve.
Fjalë për fjalë «i bëra të heshtin».
Fjalë për fjalë «atyre që kanë rënë si llumi në fund të verës».
Ose «thonë në zemrën e tyre».
Fjalë për fjalë «mishi».