Sofonia 2:1-15

  • Kërkoni Jehovain para ditës së zemërimit të tij (1-3)

    • Kërkoni drejtësinë dhe zemërbutësinë (3)

    • «Ka mundësi që të jeni të fshehur» (3)

  • Gjykimi ndaj kombeve përreth (4-15)

2  Mblidhu, po, mblidhu,+ o komb që s’ke pikë turpi.+   Para se dekreti të zbatohet,para se dita të kalojë si byku,para se të vijë mbi ju zemërimi i zjarrtë i Jehovait,+para se të vijë mbi ju dita e zemërimit të Jehovait,   kërkoni Jehovain+ të gjithë ju zemërbutët* mbi faqen e dheutqë zbatoni dekretet e tij të drejta.* Kërkoni drejtësinë, kërkoni zemërbutësinë,* e ka mundësi* të jeni të fshehur ditën e zemërimit të Jehovait.+   Se Gazën do ta kthejnë në një qytet të braktisur. Ashkelonin do ta shkretojnë.+ Ashdodin do ta dëbojnë në mes të ditës,kurse Ekronin do ta shkulin me rrënjë.+   «Mjerë ju, o komb i keretitëve, që banoni në bregdet!+ Fjala e Jehovait është kundër jush. Do të të shkatërroj, o Kanan, vend i filistinëve,që te ti të mos mbetet asnjë banor.   Bregdeti do të kthehet në kullotëme puse për barinjtë e me vatha prej guri për dhentë.   Ai do të bëhet vendi i atyre që do të mbeten nga shtëpia e Judës.+Atje do të ushqehen. Në mbrëmje do të shtrihen në shtëpitë e Ashkelonit,sepse Jehovai, Perëndia i tyre, do ta drejtojë vëmendjen nga ata*dhe do t’i kthejë robërit e tyre.+   Dëgjova poshtërimin e Moabit+ dhe fyerjet e amonitëve,+të cilët e tallën popullin tim dhe gjithë krenari e kërcënuan territorin e tij.»+   Jehovai i ushtrive, Perëndia i Izraelit thotë: «Prandaj, siç është e vërtetë që unë rroj,Moabi do të bëhet tamam si Sodoma+dhe amonitët si Gomorra,+një vend i pushtuar nga hithrat, një kripore dhe një vend i shkretë përjetë.+ Ata që kanë mbetur nga populli im do t’i plaçkitin;mbetja e popullit tim do t’i shtjerë në dorë. 10  Ja, këtë do të kenë në vend të krenarisë së tyre,+sepse e tallën popullin e Jehovait të ushtrive dhe u mbajtën me të madh para tij. 11  Jehovai do të veprojë kundër tyre në një mënyrë që të lë gojëhapur,*sepse do t’i zhdukë* të gjitha perënditë e tokës,dhe popujt që banojnë në ishuj do të përkulen para tij,*+secili nga vendi i vet. 12  Edhe juve, o etiopas, do t’ju vrasë shpata ime.+ 13  Ai do ta ngrejë dorën drejt veriut dhe do ta shkatërrojë Asirinë.Ninevinë do ta kthejë në shkreti,+ në vend të thatë si shkretëtira. 14  Në mes të saj do të shtrihen tufat e bagëtive, lloj-lloj kafshësh të egra.* Pelikani me ferrëgjatin* do ta kalojnë natën mes shtyllave të saj të rrëzuara. Një zë i përvajshëm do të dëgjohet në dritare. Shkretim do të ketë mbi prag,sepse ai do t’i zhveshë panelet e cedrit. 15  Ky është qyteti krenar, që rrinte ulur i sigurte thoshte:* ‘Jam unë e s’ka tjetër.’ Ja, ai u bë objekt llahtarie,një vend ku shtrihen kafshët e egra. Kushdo që do të kalojë aty pranë, do të tallet* e do t’i tregojë grushtin gjithë zemërim.»+

Shënimet

Ose «të përulurit».
Ose «vendimet e tij gjyqësore».
Ose «përulësinë».
Ose «ka shumë të ngjarë».
Ose «do të kujdeset për ata».
Ose «në një mënyrë tmerruese».
Ose «do t’i tretë».
Ose «do ta adhurojnë».
Fjalë për fjalë «të gjitha kafshët e kombeve».
Një brejtës i madh që ka në kurriz gjemba të gjatë.
Fjalë për fjalë «thoshte në zemër të vet».
Fjalë për fjalë «do të fishkëllejë».